Ballshi: Lavdi, Rënie, Heshtje

Nga miliona ton naftë në vit… tek një qytezë e zhytur në heshtje. Dikur zemra e industrisë së naftës në Shqipëri. Mbi 2,000 punëtorë, tri turne, një qytet i gjallë. Sot, vetëm kujtime, protesta dhe një park fotovoltaik mbi rrënoja.

Ky është rrëfimi i plotë i Ballshit: Lavdi, Rënie, Heshtje. Një dokumentar mbi industrinë, shpresën, protestat dhe boshllëkun që mbeti pas.