Sinjalizuesit, mes frikës dhe mos-besimit

Denis Tahiri

Ai është 42 vjeç, është një punonjës i administratës shtetërore prej moshëm 30- vjeçare. Nëse e sheh në rrugë, asnjë nuk e dallon nga zyrtarët e tjerë të këtij vendi. Por ndryshe nga shumë të tjerë, ai përveç punës në administratë i shërben vendit të tij duke qenë pjesë e një grupi të vogël njerëzisht që quhen “Sinjalizues”.

Në fillim kisha frikë”, shprehet Alberti (Emër i ndryshuar për të ruajtur anonimatin), i cili shton se prej disa vitesh tashmë parregullsitë në dikasterin ku ai punon i sinjalizon në media. “Krijova besim, dhe e kam ruajtur marrëdhënien me disa gazetarë të cilët kanë qenë korrekt me mua në çdo moment”, shton ai.

Por besimin që ka te gazetarët dhe mediat, nuk e ka te njësia e ngritur brenda institucionit të tij. “Është diçka që merret vesh, aq veta jemi aty, të gjithë e njohin njëri- tjetrin“, thotë 42 – vjeçari, duke shtuar se nuk e ka përdorur anjëherë këtë njësi sinjalizimi brenda institucionit ku punon. Ndryshe nga një pjesë e madhe, ai e njeh ligjin për “bilbilfryret” shumë mirë dhe thotë që duhet të ndryshojë mekanizmi i Sinjalizimit.

Për të ligji kur u miratua u keq prezantua nga media, duke e quajtur ligji për  “Spiunet” brenda institucioneve. “Nuk ka lidhje me spiunllikun, sinjalizuesit bëjnë një të mirë publike të madhe, aq sa munden, por mbrojnë atë që është e të gjithëve neve, kush sinjalizon nuk e bën për përfitime vetjake por për të mirën e përbashkët dhe media nuk duhet ta kishte prezantuar ashtu si e preznatoi” , përfundon ai.

Problemi theksohet edhe në një raport të publikuar së fundmi mbi gjendjen e sinjalizuesve në Shqipëri, ku situata e përshkruar, është një sitatë jo e mirë.

Raporti: Sinjalizuesit mes mungesës së transparencës

Sipas të dhënave të publikuara në raporti, në vitin 2017 ka patur vetëm një kërkesë për mbrojtje nga hakmarrja në 11 ministritë e linjës dhe kjo kërkesë është shqyrtuar nga kanale të jashtme të Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit dhe Auditimit të Aseteve dhe Konfliktit të interesit.

Në 2018, tre kërkesa të tilla janë shqyrtuar të cilat vinin nga sektori public. Ndërkohë nga Janari në Nëntor të 2019, vetëm një kërkesë për mbrojtje është regjistruar. Kërkesa është paraqitur në momentin që sinjalizuesit janë përballur me masa disiplinore si “pezullimi nga puna”, thuhet në një pjesë të raportit i cili thekson se të dhënat tregojna se nuk ka patur një rritje në rastet e sinjalizimit që janë menacuar nga ILDKPI.  Gjithashtu në këtë raport nxirret në pah se ka patur një rritje të vogël të sinjalizimeve në 2018, dy vite pasi ligji kishte hyrë në fuqi, por numri ra sërisht deri në 2022, kohë kur filloi të kishte një rritje të lehtë për të arritur të njëjtat nivele që kishte në 2019.

Por mungesa e të dhënave e bën të vështirë një pasqyrë të situatës. “Nuk ka informacion rreth masave specifike mbrojtëse të implementuara, duke mos ditur nëse sinjalizuesit janë rivendosur në vendet e tyre të punës apo jo”, thuhet në raport, duke vendosur theksin te fakti që raportet e institucioneve publike që janë të detyruara të raportojnë në ILDKPI- së nuk përmbajnë më shumë se 200-300 fjalë dhe kanë pothuajse zero të dhëna për sa i përket sinjalizuesve.

Nga ana tjetër, të dhënat në raport tregojnë një mungesë të informimit të punonjësve mbi ligjin për “Sinjalizuesit”, ku në 2020 sipas gjetjeve, në ministritë e monitoruara, njohura mbi këtë ligj ishte shumë e ulët. Nga ana tjetër në nivelin e qeverisjes lokale në 2021 nuk kishte patur asnjë seancë informimi ose trajnimi përveç atyre të realizuara nga ILDKPI-ja.  Të dhëna këto, të cilat tregojnë qartë se sa seriozisht është marrë zbatimi i këtij ligji shumë të rëndësishëm nga vet institucionet publike në vend.

Ekspertja: Nevojiten ndryshime

 “Të dhënat publike janë  shumë të përgjitshme, nuk na lejojnë të kuptojmë se si trajtohen rastet e sinjalizuesve”- shprehet Klaudia Koxha, studiuese e cila ka punuar me raportin e që shton se arsyeja e dhënë zyrtarisht për këtë nga ana e ILDKPI-së është se bëhet për të mbrojtur anonimatin e sinjalizuesve. “Ka qenë një rast që shkruanin që janë marrë masa korrigjuese, kam pyetur zyrtarisht se cfarë masash janë marrë dhe nuk është se mora përgjigje “- shpreht zonja Koxha, duke shtuar se kjo gjë minon besimin e sinjalizuesve duke dekurajuar sinjalizuesit.

Pas 2016 kur u miratua ligji pati një përmirësim, pastaj ra prap, vitet e pandemisë sidomos dhe kjo është shetësuese”- shprehet studiuesja e cila e lidh edhe me hetimet qe Prokuroria kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit është duke kryer- “Ka korrupsion por nuk sinjalizohet, fakti që nuk ka rritje të rasteve tregon që njërëzit nuk kanë besim të sinjalizojnë”, shton ajo.

Për studiuesen Koxha, theksi vihet te mungesa e besimit që njërëzit kanë te institucionet për të sinjalizuar dhe si pasojë edhe sinjalizimet janë të pakta. Besimi për të nuk është as te njësitë e sinjalizimit brenda institucioneve, ku një pjesë e mirë nuk ka fare raste dhe nuk kanë çfarë sinjalizojnë. Për të shqetësuese është edhe fakti që punonjësit e këtyre njësive janë persona që ndryshojnë shpesh.

Kjo është evidentuar si problematike, qënia e këtyre njësive brenda institucioneve, pasi nëse ka një sinjalizim, kjo njësi duhet të marri firmën e titullarit që  të nisi hetimin, por çfarë ndodh nëse titullari është i përfshirë në korrupsion”, shprehet ajo duke shtuar se tashme është koha që të ndryshojë ky mekanizëm, pasi në këtë formë ka njëfarë ngërci.

Nga ana tjetër, edhe institucionet e drejtësisë duket se nuk po bëjnë punën e tyre, ku rastet e referuar që kanë shkuar në gjykatë janë inegzistente.

Në rastet e referuar, që prokuroria duhet të kishte hapur hetim nuk e ka hapur“- shprehet Koxha, e cila shton se kjo ka dëmtuar edhe punën e sinjalizuesve dhe vet ILDKPI- ja sipas saj duhet të mbajë një marrëdhënie me Prokuroritë ku duhet të ketë njohuri mbi ecurinë e këtyre referimeve, pork jo gjë nuk ndodh sipas saj.

Por a funksionon ligji për sinjalizuesit sipas studieses Koxha në Shqipëri?

Fakti që nuk ka raste madhore sinjalizimi dhe mungesa e një rasti madhor, domethënë një titullar, tregon idenë që nuk funksionon, pasi nuk mund të nxisësh këtë ndërgjegjen kur e shoh që nuk ka një rast madhor”-thotë ajo. Nga ana tjetër studiuesja shprehet se sëshpejti do të ketë ndryshime në ligj, për ta përafruar atë më pranë me ligjin e Bashkimit Europian.

Duhen adresuar këto probleme, duhet parë se çfarë do të bëjmë me njësitë e sinjalizimit, a do ti lëmë ato brenda institucioneve apo jo? E shumë gjëra të tjera, pra ka vend për përmirësime”, thotë ajo, duke shtuar se janë duke bërë maksimumin ku të patën në aspektin ligjorë të rregullohen këto problematike.

SHBA si një model i mundshëm

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë një nga modelet më të zhvilluara të “Sinjalizuesve” ku ofrohet mbrojtje shumë e rëndësishme, por edhe incentiva për ata që ekspozojnë sjelljet ilegale apo jo etike brenda organizatave.  Sinjalizuesit, të cilët shpesh herë janë punonjës, inkurajohen që të raportojnë sjellje ilegale si mashtrimi, shkelje të sigurisë, apo sjellje jo etike pa patur frikën e hakmarrjes.

Akti i pretendimeve të rreme (FCA) luan një rol qendror në këtë sistem, veçanërisht në rastet që përfshijnë mashtrime kundër qeverisë, ku sinjalizuesit mund të ngrenë padi sipas dispozitës “qui tam” dhe të marrin një pjesë të çdo rikuperimi nga qeveria. Ky shpërblim financiar mund të jetë i rëndësishëm, shpesh duke arritur midis 15% dhe 30% të shumës së rikuperuar.

Duke forcuar më tej mbrojtjen, akti “Sarbanes-Oxley” mbron punonjësit e kompanive të tregtuara publikisht që raportojnë shkelje të letrave me vlerë, duke siguruar që ata të mos pushohen nga puna ose ngacmohen për zbulimet e tyre. Akti “Dodd-Frank” e përmirëson këtë kuadër duke krijuar Programin e Denoncuesit të SEC, i cili jo vetëm ofron mbrojtje, por gjithashtu premton shpërblime monetare për këshilla që çojnë në veprime të suksesshme detyruese në sektorin financiar. Denoncuesit që raportojnë në Komisionin e Letrave me Vlerë dhe Shkëmbim (SEC) ose Komisionit të Tregtisë së të Ardhmeve të Mallrave (CFTC) mund të marrin deri në 30% të çdo ndëshkimi të mbledhur.

Për më tepër, Akti për Mbrojtjen e Denoncuesve (WPA) mbron punonjësit federalë që ekspozojnë korrupsionin, mashtrimin ose shpërdorimin brenda agjencive qeveritare, ndërsa agjencitë e tjera si OSHA sigurojnë mbrojtje kundër hakmarrjes në sektorë që variojnë nga siguria në vendin e punës deri te ligji mjedisor. Sinjalizuesit janë gjithashtu të mbrojtur nga dispozitat e konfidencialitetit, duke siguruar që identiteti i tyre të mbetet i mbrojtur gjatë hetimeve. Kjo është thelbësore, pasi shumë sinjalizues kanë frikë nga ndëshkimi nga punëdhënësit ose kolegët e tyre.

Ky artikull u krijua bazuar në të dhëna të siguruara nga individë që kanë zgjedhur të ngrenë zërin. Ndani historinë tuaj, fuqizojini të tjerët dhe bëhuni faktor për ndryshim. Vizitoni faqen: www.acqj.al/sinjalizo-dhe-ti/