Add a comment
Home Çfarë po ndodh pas tërmetit me kontrollet e sigurisë në shkollat publike?
Çfarë po ndodh pas tërmetit me kontrollet e sigurisë në shkollat publike?
Në shkollën 9-vjecare të Tiranës “Emin Duraku“, prindërit janë ende ne pritje të një akt-ekspertize më të detajuar për tu bindur plotësisht për qëndrueshmërinë e pjesës se godinës që po përdoret aktualisht për mësim. Ndërsa në shkollën “Kongresi i Lushnjës“ , situata është e rëndë. Në datën 9 dhjetor mësimi në ketë shkollë filloi ne kushtet e shkeljes flagrante te sigurisë . Megjithëse akt-konstatimi e shpallte godinën te pabanueshme për shkak të dëmtimeve në pjesën e re, mësimi nuk u pezullua asnjëherë.