Historia e furnizimit me ujë, nga autobotet tek rritja e çmimit
Vitin e kaluar ngritëm shqetësimin e ujit të autoboteve që shumë banorë të Tiranës e blinin për ujë të pijshëm. Ujë që Ujësjellësi e shiste për vaditje. Një vit më pas Ujësjellësi nuk shet më ujë për autobotetet, por autobotet vijojnë të shesin sërish ujë në Tiranë .
Banorët e kryeqytetit nuk do të kenë nevojë të blejnë ujë në dyqane apo autobotet vetëm kur të kenë 24 orë ujë nga rrjeti, siç ndodh në Elbasan apo Korçë. Por kjo ditë nuk është e afërt. E afërt mund të jetë dita kur të rrezikohemi nga epidemitë.