Pandemia te romët/ Sa janë ndihmuar të varfrit gjatë karantinës?

Çfarë ndodh me grupet vulnerabël që përballen edhe me pandeminë e COVID-19? Karantina, masat shtrënguese dhe rritja e numrit të të infektuarve krijoi probleme në të gjithë Shqipërinë, por më shumë vështirësi duket se ranë mbi komunitetin rom. “31 minuta” udhëtoi drejt Fierit, në fshatin Baltëz për të parë nga afër kushtet shëndetësore që kanë në dispozicion, banorët e këtij komuniteti. Ne intervistuam zyrtarë evropiane që së fundmi janë angazhuar me dhënien e fondeve për këto komunitete që të përballojnë pandeminë e virusit vdekjeprurës. Ky vëzhgim është realizuar në kuadër të programit 31 Minuta, një bashkëpunim mes RTSH Radio Televizioni Shqiptar dhe #ACQJ, me mbështetjen e U.S. Embassy-Tirana