A i respektojnë shqiptarët masat shtrënguese kundër pandemisë së Covid-19?
“31 Minuta” ju tregon se jo vetëm qytetarët e zakonshëm, por edhe politikanët dhe zyrtarët e lartë të shtetit, sfiduan rregullat që ndihmojnë në rënien e numrit të të infektuarve.
Gjatë dy muajve të fundit kur grumbullimet e shumta kanë qënë të ndaluara, partitë politike rezulton se nuk i kanë ndalur asnjë çast takimet me sfond elektoral.
Rezulton se ata që duhet të jepnin shembullin për të respektuar rregullat dhe urdhrat e Komitetit të Ekspertëve, janë edhe shkelësit me të mëdhenj të kushteve që dikton pandemia, duke vijuar takimet apo grumbullimet për qëllime politike.
Ky vëzhgim është realizuar në kuadër të programit 31 Minuta, një bashkëpunim mes RTSH Radio Televizioni Shqiptar dhe #ACQJ, me mbështetjen e U.S. Embassy-Tirana.
#31Minuta
You may also like



















