Kur kemi hyrë në sezonin turistik, qeveria shqiptare vendosi që me rritjen e këtij sektori lind nevoja për të ndërhyrë në përmirësimin e infrastrukturës, edhe nga ana e operatorëve privatë.
Çfarë parashikon akti normativ për trajtimin e ujërave të ndotura?
Sa është numri i sipërmarrësve që duhet të vendosin impiante për trajtimin e ujërave të ndotura në strukturat hoteliere?
Në këtë hulumtim do të flasim për nevojën për këtë ndërhyrje por edhe për kostot për biznesin.
“31 Minuta” zhvillohet në bashkëpunim mes Qendrës Shqiptare për Gazetari Cilësore dhe Opinion, me mbështetjen financiare të Zyrës së Marrëdhënieve me Publikun të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë