INTEGRIMI EKONOMIK: Ekzaminimi i sfidave dhe mundësive ekonomike të lidhura me anëtarësimin në BE, si tregti, investime dhe qeverisje ekonomike

Një analizë nga këndvështrimi i sipërmarrjes

Autor: Bardhi Sejdarasi

Editor: Luljeta Progni

Integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian vlerësohet si një rrugë pa kthim. Përfitimet dhe humbjet nga ky integrim përbëjnë gjithnjë debatin e hapur të procesit të integrimit europian. Pavarësisht ecurisë së këtyre proceseve, vendi përballet me mungesën e njohjes së plotë të detyrimeve, që vijnë nga ky proces integrimi, sidomos për sipërmarrjen shqiptare, me pamundësinë e saj të përballojë sfidat!

16 vite nga firmosja e marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit, ku nisi rrugëtimin drejt Bashkimit Europian, 8 vite nga marrja e statusit të vendit kandidat dhe disa vite pritje, ndonjëherë edhe pa meritë, në vitin 2023 Shqipëria përfundoi me sukses procesin screening, i cili shënoi një hap të rëndësishëm në procesin e integrimit evropian.

SIPËRMARRJA SHQIPTARE DHE INTEGRIMI EKONOMIK

“Procesin e Integrimit Europian jemi mësuar ta shohim si një proces të lidhur me qeverinë, si një proces të lidhur me detyrat e qeverisë, por tani që ne kemi hapur negociatat duhet të bëhet e qartë për të gjithë që, nuk është qeveria e Shqipërisë që do të integrohet në Bashkimit Europian. ..Nëse ka një sfidë të sfidave për sistemin shqiptar që të bëhet pjesë e sistemit europian, falë anëtarësimit të plotë të Shqipërisë, është rezistenca e sektorit privat dhe aftësimi i këtij sektori…” 1)

Ky deklarim i kryeministrit shqiptar, Edi Rama, i bërë në 13 Janar 2024, mbase do të ishte më shumë i vlefshëm të bëhej para 10 apo më shumë viteve.

Biznesi shqiptar ështe shprehur më shumë se një herë për këtë integrim. Sipas “Barometri 2023” i Ballkanit Perëndimor, “mbështetja për anëtarësimin në BE është rritur me 11 pikë, duke arritur në 71% në nivel rajonal. Të anketuarit nga Shqipëria treguan mbështetjen më të lartë (96%), me një tjetër rritje prej 6 pikësh”. 2)

Cili është interesi i EB në Rajonine Ballkanit

Një dekadë më parë, 78% e bizneseve shqiptare prisnin që anëtarësimi në BE do të ishte një gjë e mirë për kompaninë e tyre. Kjo ka qënë përqindja më e lartë në rajon.

A ka nisur Shqipëria negociatat për anëtarësim në BE?

Në Dhjetor të vitit 2021 (studimi i fundit), mes 188 kompanive të pyetura nga një studim i Qendrës Shqiptare për Tregti Ndërkombëtare 3), vetëm 24 për qind e tyre thanë se planifikojnë se do të duhet rritje e cilësisë së prodhimeve dhe shërbimeve që ofrojnë aktualisht. Tre të katërtat as që e shikojnë këtë kosto të integrimit.

A është Shqipëria vend kandidat për anëtarësim?

Gentian Elezi i “ACIT”- Qendrës Shqiptare për Tregti Ndërkombëtare, i pyetur nga Albania Center for Quality Journalism (ACQJ) tha se “biznesi rezulton të jetë shumë pak i informuar dhe rreziku është që procesi do t’i imponohet me shpejtësi të tillë, që nuk lejon marrjen e masave në kohë, për të kufizuar dëmet e mundshme dhe për të përfituar sa më shumë nga procesi”.

Një tjetër vështrim ka “The Albanian Center for Economic Research” (ACER). Zef Preçi, Drejtor Ekzekutiv i ACER i tha ACQJ-s se “…biznesi shqiptar është në rrugën e përgatitjes për të qënë pjesë e biznesit europian, por jo ende gati”.

“Nuk e kam fjalën për aftësinë për të importuar mallra nga vendet e BE-së dhe për të siguruar mbi këtë bazë fitime në një treg të rregulluar keq, nën influencat e interesave të oligarkisë, apo me një administratë publike të zhytur në korrupsion dhe në konflikt të interesit”, saktësoi idenë e tij z. Preçi.

“Pengesat kryesore në rrugën e integrimit europian për biznesin duhen parë në kuadrin rregullator të mangët dhe zbatimin e dobët të tij; në problemet e vjetra dhe të reja në sistemin juridik dhe sistemin e rregjistrimit të pasurive të patundshme, në paqëndrueshmërinë e administratës tatimore e doganore dhe korrupsionin e përhapur gjerësisht në të gjithë aparatin shtetëror të vendit, sidomos në prokurimet publike, etj“, – analizon Zef Preçi, drejtor i  ACER.

“Pengesat kryesore, që mund të parashikohen, lidhen me nevojën për informim dhe planifikim për adoptimin dhe zbatimin e standardeve që sjell ky proces“- thotë në ndërkohë z. Elezi.

Studiuesi i njohur këmbëngul se “për këtë qëllim duhet të përfshihen sa më shumë përfaqësuesit e biznesit në bisedime me ekipin negociator dhe ekspertët e përafrimit me tregun e BE-së, duke shfrytëzuar sa më mirë platformat e pjesëmarrjes (si psh Platforma e Partneritetit për Integrimin Europian, apo të tjera), si dhe të parashikohen lehtësira për bizneset që avancojnë vetë me përafrimin e standardeve“.

Nikolin Jaka, kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së kryeqytetit, që përfaqëson biznesin e metropolit i tha ACQJ, gjatë një komunikimi në whatsapp se,  “është aktivizuar struktura e KEK dhe po merret me axhendë të fokusuar te integrimi i sipërmarrjes. Besoj kanë edhe një axhendë“- tha tekstualisht Jaka.

Z. Jaka nuk kishte një opinion të vetin lidhur me pyetjen e bërë nga ACQJ “Sa i përgatitur është biznesi shqiptar për integrimin europian, kush pengon dhe cila është zgjidhja që ofroni?“ Duke ia lënë këtë një strukture ekzistuese, të “fjetur“ për shumë vite, por të aktivizuar në fillimvitin 2024, sikundër është Këshilli Ekonomik Kombëtar (KEK).

 

Por Arben Shkodra, Sekretari i ri i Përgjithshëm i Këshillit Ekonomik Kombëtar i tha ACQJ-së se “aktualisht nuk ka një analizë/vlerësim të shkallës së njohjes apo përgatitjes së sektorit privat në lidhje me integrimin në tregun e përbashkët.“

“Kjo mbetet një sfidë e brendshme e vetë sektorit privat dhe një sfidë e shtuar e qeverisë për të krijuar mekanizmat e nevojshme, se si mund të përballemi. Integrimi i sektorit privat në tregun e përbashkët, së pari, ka të bëjë me plotësim të standardeve dhe detyrimeve dhe, më pas, me shfrytëzimin e mundësive që paraqet“ – shtoi Sekretari i Përgjithshëm i KEK.

Ndërsa Alban Zusi, ish zëvendësministër i Bujqësisë dhe një sipërmarrës i njohur shton se “pengon mungesa e njohurisë nga ana e autoriteteve publike dhe mungesa e një analize nga ana e tyre mbi përputhshmërinë me standardet dhe e një analize krahasuese të kostove bazë të biznesit shqiptar, krahasuar me atë të EU, veçanërisht për ngarkesën fiskale“.

Më i drejtpërdrejtë në një prononcim për ACQJ-n është Sokol Kraja, CEO i Capital Resources.

“Ka dy tre faktorë që  ndikojnë tek integrimi i biznesit. E para, janë pronarët dhe mendësia e pronarëve, të cilët nuk kanë as biznese të strukturuara”.

Kraja analizon gjendjen e sotme të biznesit dhe është mjaft i ashpër në përfundim të kësaj analize: “E para duhet të ndrrosh pronarët e të gjithë kompanive shqiptare, të dish sa të përgatitur janë atë, sa anglishtfolës janë, sa dinë të bashkëbisedojnë në një tryezë me të huaj dhe, e dyta, sa konkurruese janë kompanitë e tyre për tregun botëror”.

Kraja e quan mjaft të vështirë integrimin e bizneseve shqiptare në tregun rajonal dhe atë europian: “Fatkeqësia e madhe është se dhjetë bizneset më të mëdha në Shqipëri, janë kompani që punojnë me fonde publike! Ky është anormaliteti më i madh, nuk duhet kështu! Në botë, kompanitë më të mëdha janë kompanitë që prodhojnë. Të vjen keq në çfarë derexhe është katandisur prodhimi vendas!”, përfundon Kraja në një intervistë audio, në përgjigje të një kërkese me shkrim, të dërguar nga ACQJ në adresën e tij të biznesit.

Gjin Gjoka, i Dhomës të Diasporës Shqiptare e dërgoi me shkrim përgjigjen e tij, duke theksuar se “bisnesi shqiptar është i mirëpërgatitur për t’u integruar. Shumë biznese shqiptare kanë mbi 20 vite që funksionojë dhe bashkëpunojnë me vendet e tjera të Bashkimit Europian për tregtimin e produkteve. Bizneset janë të përgatitura,. Nuk ka pengesa për integrimin.” – tha për ACQJ z. Gjoka.

 

 

Kur prisni që Shqipëria të bëhet anëtare e BE-së?

Ines Muçostepa, Presidente e Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë (BDHTI) ka komentuar gjatë procesin, por në thelb ka pranuar se “BDHTI ka disa vite që punon për integrimin e sipërmarrjes në tregun rajonal dhe të BE. Si përgjigje e komunitetit të biznesit ndaj zhvillimeve politike në kuadër të procesit të Berlinit, themeluam Forumin e Investimeve të 6 Dhomave të Ballkanit Perëndimor (ËB6 CIF), duke përfaqësuar më shumë se 350,000 sipërmarrje nga rajoni. Me këtë mekanizëm i kemi dhënë zë të përbashkët komunitetit të sipërmarrjes rajonale, për të lehtësuar kontaktet ndërmjet tyre dhe për të mundësuar lëvizjen e lirë të mallrave, të njerëzve, të shërbimeve dhe kapitaleve, si edhe për ta integruar sipërmarrjen në tregun e Bashkimit Evropian” – siguroi Muçostepa.

 

SHQIPËRIA, BIZNESI DHE EKONOMIA NË TËRËSI

Kur Bullgaria dhe Rumania hynë në BE në vitin 2008, shumë biznese u mbyllën përfundimisht ose përkohësisht, për shkak se nuk plotësonin standardet e kërkuara nga BE-ja.

Alban Zusi, ish- zv.ministër i Bujqësisë, sot sipërmarrës në agroindustri, mendon se e njëjta gjë do të ndodhë në mënyrë të pashmangshme edhe në Shqipëri. “Në momentin që Shqipëria do të hyjë në BE, prodhuesit vendas ose do të bllokojnë prodhimin, ose të duhet të bëjnë investime të rëndësishme, që nuk dihet nëse do të mund t’i përballojnë dot, për shkak të kostove të larta”.

A. Zusi, në cilësinë e Presidentit të Qendrës Shqiptare të Eksporteve nënvizoi se “biznesi shqiptar nuk ka asnjë ide se cilat janë pasojat që mund të ketë nga integrimi, pasoja që do t’i vijnë nga mospërmbushja e standardeve, për të cilat nuk ka tolerancë dhe, pasoja nga kosto të shtuara nga sistemi fiskal i disfavorshëm, që kemi, kryesisht në lëndët energjitike”.

Agim Rrapaj, Kryetar i Këshillit të Agrobinzesit Shqiptar (KASH) iu përgjigj kështu interesimit të ACQJ-s:

“Agrobiznesi Shqiptar nuk është i përgatitur për të përballuar sfidat e integrimit! Konkretisht nuk mund të konkurojë në treg për kostot e larta të prodhimit, si dhe për cilësinë dhe standardet”.

 

 

Ilir Pilku, ekonomist i angrokulturës dhe Manager i AFS, (Alternative FACQJncing Studio), iu përgjigj kërkesës së ACQJ, duke theksuar mes të tjerash se “procesi i integrimit/anëtarësimit përfshin jo vetëm rritje të konkurrencës në të gjithë zinxhirët agro-ushqimore, por më gjerësisht, duke përmirësuar dhe miratuar modele të ndryshme të politikës bujqësore, bazuar në CAP (Politikat e Përbashkëta Europiane), të cilat janë më kërkuese në aspektin konceptual, ligjor, administrativ dhe fACQJnciar të saj.

Shumë biznese do të kuptojnë se nuk do t’ia hedhin dot më, duke manipuluar me cilësinë e ushqimit, ndotjen e mjedisit, kushtet e higjienës, shëndetit dhe sigurisë në punë, kontrollit të tregut, duke ofruar produkte dhe shërbime më të mira për konsumatorët.

Cili sektor i biznesit do të përfitonte më shumë nga anëtarësimi në BE

“Zgjidhja duhet parë si një proces i shtrirë në kohë, e bazuar në ekspertizë vendase dhe të huaj, në një dialog të sinqertë dhe transparent të qeverise me komunitetin e biznesit dhe botën akademike, shkurt në kërkimin dhe në gjetjen e zgjidhjeve për problemet përmendura më sipër” – thotë Zef Preçi.

”Zgjidhja? Krijimi i grupeve sektoriale të analizës që t’ia japin të gatshme panoramën e sa më lart, krijimi i grupit negociator shqiptar, me qëllim përgatitjen e biznesit, por edhe të paketave fACQJncuese për përshtatje dhe të paketave fiskale për barazim në konkurrueshmëri”, – nënvizon Alban Zusi, Presidenti i Qendrës Shqiptare të Eksporteve.

Kush mendoni se do të përfitojë nga anëtarët e BE-së 4)

Në të gjithë këtë përballje me sfidat e integrimit europian, më e rëndësishme mbetet pjesëmarrja. Biznesi ende nuk është pjesë reale dhe aktive në këtë proces. Quhet problematik numri i lartë i organizatave të biznesit, me më shumë se 180 shoqata!

Disa herë të politizuara skajshëm, disa herë pa nivelin e duhur të drejtuesve të tyre, të emëruar dhe jo të zgjedhur, shoqatat e biznesit u bënë jofunksionale dhe asnjëherë përfaqësuese.

Qeveria synon krijimin e një Dhome publike me anëtarësim të detyrueshëm dhe nxjerrjen jashtë loje të shoqatave të sipërmarrjes! Thelbi i këtij modeli përfshin riorganizimin e modelit aktual drejt modelit të pastër të së drejtës publike.

Disa vjet më parë, në vitin 2016, qeveria tentoi të zbatonte të njëjtën skemë, për anëtarësimin me detyrim të bizneseve në një Dhomë tregtie, por u tërhoq pas kundërshtimit të ashpër të shoqatave të biznesit…

Është hapur dera e një rruge të gjatë…

Shpjegimet

********************************************

1) https://www.kryeministria.al/neësroom/shtepia-e-biznesit-nje-dere-e-hapur-ne-sherbim-te-komunikimit-dhe-bashkeveprimit-me-sipermarrjen/

2) https://www.rcc.int/balkanbarometer/key_findings/2/

3) https://acit.al/wp-content/uploads/2021/12/ACIT-study.pdf

4) Grafikët nr 1-6 nga “Readiness of Albanian businesses for the EU accession

Process.  A knowledge gap analysis and needs assessment report” –  Prepared by: November 2021

What's your reaction?
0Smile0Lol0Wow0Love0Sad0Angry
Qendra Shqiptare për Gazetari Cilësore
Rruga Pjetër Budi, 69

Tiranë, ALBANIA


Telefon: +355 (0) 6 8856 3686
Email: info@acqj.al

Investigative Network Albania

Teksti zyrtar është versioni në shqip i faqes së internetit. Kjo faqe përdor përkthim automatik përmes mjeteve të inteligjencës artificiale. Pavarësisht se ky përkthim është i një cilësie të lartë, rastis që të ketë dhe gabime dhe keqkuptime në kontekstin e produkteve. Duke qenë se është një teknologji e cila përmirësohet me kalimin e kohës, shpresojmë të qendroni me ne ndërkohë që perfeksionojmë këtë shërbim.

Copyright © 2024 Giljana Limani.  All Rights Reserved.

Copyright © 2024 Giljana Limani.  All Rights Reserved.

Newsletter