Më shumë se 8.3 milionë turistë vizituan vendin tonë këtë vit, duke e vënë Shqipërinë në qëndër të vëmëndjes, së turizmit ndërkombëtar. Ky boom vizitorësh solli shfaqjen e një modeli…
produkte vizive
Në këto 33 vjet në Shqipëri, strategjia e komunikimit të politikanëve me median ka ndryshuar ndjeshëm. Por, a është raporti i pushtetit me median ende në të njëjtën paradigme? Nga…
Prej vitit 2014, Shqipëria ka një ligj të posaçëm për konsultimet publike që synon t’i japë qytetarëve një rol të drejtpërdrejtë në shprehjen e tyre për projekt-ligjet. Për shumicën e…
Rritja e pagave mund të jetë lajm i mirë, sidomos kur nga kjo rritje përfton një pjesë e madhe e forcës punëtore në vend. Tashmë Shqipëria ka një ligj të…
Në 6 korrik 8 anëtarë nga fisi Rraja dhunuan barbarisht deri në humbje të ndjenjave dy kushërinjtë, Bilbil dhe Jashar Maja. Njëri prej viktimave është larguar në Itali për t’u…
Megjithë hetimet e vazhdueshme, prokurimet publike ne Shqipëri vazhdojnë të shikohen me dyshim. Gjatë dy viteve të fundit gjykata antikorrupsion e apelit ka dënuar me vendim të formës së prerë…
Të punosh për muaj të tërë dhe në fund të mos marrësh atë që meriton. Është ky fati i shumë bujqve shqiptarë që përveç se i dorëzojnë produktet e tyre…
Drejtesia nuk mund të konsiderohet e barabartë për të gjithë. Dhe kjo kuptohet nga vendimet alternative qe jepen për të burgosurit të cilët u janë drejtuar gjykatave për qëndrim në shtëpi dhe dënim me kusht. Një i dënuar ndërroi jetë në pritje të shqyrtimit të kërkesës me anë të të cilës kërkoi të trajtohej në banesë. Por nuk u mbajt i njëjti standart për ish-ministrin e brendshëm Saimir Tahiri, për të cilin raportet mjekësore të pahetuara ashtu si dhe vendimi ende i pazbardhur nga gjykata e dërguan në shtëpi.
Ne sot që punojmë. Që punojmë e paguajmë taksa, tatime, tarifa, komisione, interesa, kamata…pasi të jemi rropatur një jetë të tërë, para se të arrijmë të vdekja, na është premtuar një e drejtë. Pensioni!
Por sot ne po punojmë pa e ditur se sa do të marrim në fund. Po punojmë me shpresën se punëdhënësit tanë ndër vite do na i kenë paguar kontributet. Po punojmë me shpresën se do të kemi plot vite të bardha për të kompensuar tërë ato vite që kemi punuar në të zezë. Po punojmë e po mbajmë pensionistët tanë, me shpresën se nesër brezi tjetër do të punojë për të na mbajtur ne. Po punojme me shpresën se pensioni do të na mjaftojë e se nuk do t’i bëhemi barrë fëmijëve tanë.
Por teksa punojmë, po plakemi. E shumë po largohen. E shumë, jeta e vështirë dhe e kushtueshme, po i shtyn të bëjnë më pak fëmijë.
Pas shumë vitesh e sigurt është që do të jemi më të paktë e më të plakur. Po pensionet tona, sa e sigurt është e ardhmja për to? Në këto 31 minuta do të zbërthejmë tensionet e presionet mbi skemën e sigurimeve shoqërore dhe do të tregojmë masat që mund të merren sa nuk është ende vonë.
Turistë po vijnë si kurrë më parë. Pas një 2022-shi të mbarë, Shqipëria po arrin të mbajë ritmin edhe këtë vit. Mirëpo ka një problem… nuk ka punonjës. Nga Velipoja në Shëngjin, përfshirë Vlorën e Sarandën, baret, restorantet dhe hotelet ankohen se po punojnë shpesh edhe me gjysmën e stafit të nevojshëm. Bizneset në këtë sektor po rrisin pagat, por sërish të rinjtë preferojnë Greqinë, Malin e Zi apo Maqedoninë e Veriut. Me sytë e sipërmarrësve te të huajt, në një kohë që shkollat profesionale dhe universitet arrijnë të prodhojnë më pak se 10 për qind të stafit të nevojshëm, ajo që sot mund të thuhet është se turistët po vijnë, por nuk ka kush t’i presë!