31 MINUTA
Programi 31 Minuta është një program televiziv analitik, hulumtues dhe dosier i cilësisë së lartë, me 18 episode për sezon, i transmetuar në prime time. Ky program synon të hedhë dritë dhe të shqyrtojë me thellësi çështje që janë të rëndësishme për interesin publik, por të trajtuara në mënyrë të kufizuar në median shqiptare në ditët e sotme. Ndryshe nga programet aktuale televizive në median shqiptare, programi përqendrohet në çështje dhe njerëz, jo liderë dhe politikën. ai të prodhohet nga një ekip gazetarësh profesionistë, me ndihmën e reporterëve të rinj dhe premtues të Qendrës Shqiptare për Gazetari Cilësore.
Për të parë produktet e këtij emisioni klikoni këtu.