MEDIA IN MOTION: ANGAZHIMI QYTETAR PËRMES MEDIAS NË PROCESET EVROPIANE

 

Projekti “Media in Motion: Angazhimi qytetar përmes medias në proceset evropiane” është një projekt iI cili ka si qëllim të tij parësor rritjen e ndërgjegjësimit publik mbi rëndësinë e pjesmarrjes aktive në proceset e integrimit evropian dhe forcimin e kapaciteteve të tij për ndërhyrje përmes aktorëve të shoqërisë civile dhe medias. Në qendër të projektit janë një numër aktivitetesh të fokusuara në rritjen e kapaciteteve të profesionistëve të medias në raportimin e çështjeve evropiane si dhe prodhimi i një numri produktesh informative për publikun, të cilat kontribuojnë në rritjen e ndërgjegjësimit mbi procesin e integrimit, të drejtat dhe detyrimet në kuadër të këtij procesi, aktorët aktivë në të, si dhe e ardhmja e Shqipërisë në bashkësinë evropiane.

Qëllimi kryesor i projektit: Rritja e ndërgjegjësimit publik mbi rëndësinë e pjesmarrjes aktive në proceset e integrimit evropian dhe forcimi I kapaciteteve të tij për ndërhyrje përmes aktorëve të shoqërisë civile dhe medias.

Obejktivi Specifik 1: Rritja e kapaciteteve të 10 profesionistëve të medias në fushën e Acquis Communautaire dhe detyrimeve të Shqipërisë në procesin e aderimit në Bashkimin Evropian, përmes një workshop-i të dedikuar tematik 2-ditor.

Objektivi Specifik 2: Edukimi dhe ndërgjegjësimi i publikut të gjerë mbi politikat kryesore të BE në fusha të ndryshme, të detyrueshme për shtetet anëtare dhe ato në process aderimi, dhe zhvillimet ne provesin e aderimit për Shqipërinë, përmes produkteve multimediale dhe shkrimeve të thelluara mbi tematika të ndryshme që prekin çështjen e sigurisë dhe stabilitetit në vend.

Për zbatimin e këtij projekti, “SMART Balkans – Shoqëria Civile për Vlera të Përbashkëta në Ballkanin Perëndimor”ka mbështetur financiarisht qendrën Shqiptare për Gazetari Cilësore në shumën prej 15,800.00 EUR.

Projekti “Media in Motion: Angazhimi qytetar përmes medias në proceset evropiane” zbatohet me mbështetjen e projektit rajonal “SMART Balkans – Shoqëria Civile për Vlera të Përbashkëta në Ballkanin Perëndimor” i zbatuar nga Centar za promociju civilnog društva (CPCD) në partneritet me Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM) dhe Center for Research and Policy Making (CRPM) dhe i mbështetur financiarisht nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë (NMFA).

 

Qendra Shqiptare për Gazetari Cilësore
Rruga Pjetër Budi, 69

Tiranë, ALBANIA


Telefon: +355 (0) 6 8856 3686
Email: info@acqj.al

Investigative Network Albania

Teksti zyrtar është versioni në shqip i faqes së internetit. Kjo faqe përdor përkthim automatik përmes mjeteve të inteligjencës artificiale. Pavarësisht se ky përkthim është i një cilësie të lartë, rastis që të ketë dhe gabime dhe keqkuptime në kontekstin e produkteve. Duke qenë se është një teknologji e cila përmirësohet me kalimin e kohës, shpresojmë të qendroni me ne ndërkohë që perfeksionojmë këtë shërbim.

Copyright © 2024 Giljana Limani.  All Rights Reserved.

Copyright © 2024 Giljana Limani.  All Rights Reserved.

Newsletter