Eventet e pandemisë/ Urdhër kishte, por mbyllej një sy…

Autor: Brejdon Xhavara

Pandemia Covid-19 pati fillimet e saj në muajin nëntor të vitit 2019.  Në mars të 2020 një udhëtar nga Italia drejt Shqipërisë u regjistrua si pacienti zero në vendin tonë.

Qeveria shqiptare u vendos në mënyrë të menjëhershme nën ndikimin e presionit publik për të ndërrmarrë masa për të mbrojtur qytetarët, duke parë se gjatë ditëve të para të muajit Mars, çdo ditë kishte infektime të reja. Në datën 8 Mars 2020, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale lajmëroi përmes një “urdhëri” mbylljen e aktiviteve publike dhe jo publike dhe anulimin e grumbullimeve masive në vende të mbyllura apo të hapura. Ky qe fillimi i karantinës disa mujore në vend.

Bizneset e vogla thelbësore filluan të punonin me orare të shkurtuara, disa i mbyllëm dhe në qytet s’kishte mbetur më asgjë hapur, asnjë kafene apo një dyqan, gjithçka u izolua. Gjatë muajve që kalonin pandemia bëri më të vështirë situatën ekonomike të çdo familjari në Shqipëri, por me ardhjen e stinës së verës, qeveria lehtësoi masat anti-covid, duke i dhënë më shumë hapësirë qytetarëve shqiptarë dhe turistëve të pushonin në brigjet shqiptare dhe të merrnin pjesë në mbledhje publike, por gjithmonë nën kushte rigoroze.

Kush u prek nga pandemia?

Pandemia në Shqipëri detyroi qindra biznese të qëndrojnë mbyllur për një periudhë tre-mujore duke sjellë kështu probleme ekonomike. Edhe pse qeveria mundësoi dy paketa ekonomike, bizneset ende nuk e morën veten, dhe me hapjen e tyre çmimet vijuan rritjen.

Rruga e Durrësit Mars-Prill 2020

Agjensitë e eventeve përfaqësojnë një sektor që u prek gjerësisht nga pandemia pasi nuk lejohej mbajtja e ceremonive festive. Sipas Komitetit Teknik të Ekspertëve, aktivitetet festive në ambiente të mbyllura, sikurse edhe koncertet, kinematë dhe teatrot ishin një nga faktorët kyç të përhapjes së Covid-19 në popullatë. Gjatë stinës së verës, muajt qershor-gusht shënuan periudhën e kulmit të eventeve festive, siç janë dasmat apo koncertet. Bluzat e bardha e ngritën në vazhdimësi shqetësimin se këto aktivitete paraqesin rrezik të përhapjes së infeksioneve masive dhe përkeqësismit të situatës së pandemisë.

Ali Alimehmeti

“Grumbullime, qëndrime për një kohë të gjatë pa ruajtur distancën dhe ambiente të mbyllura, sistemet e kondicionit që në verë janë aktive dhe që qarkullojnë ajrin e brendshëm e bënë këtë situatë në një ambient rrisku. Kjo e shoqëruar me faktin se një dasmë, apo koncert është një moment gëzimi dhe si rrjedhojë njërëzit kanë tendencën të ulin kujdesin e shtuar”, tha mjeku Ali Alimehmeti për ACQJ.

Ai rendit edhe disa vatra të tjera të infektimi, ndikuar edhe nga variantet e reja të virusit, si varianti Delta. “Ambiente të mbyllura më shumë njerëz, si autobuzët, transporti publik janë gjithashtu vatra infektimi. Kur flasim për dasmat, ka dhe një element tjetër, që në dasma vijnë shumë njerëz nga jashtë Shqipërisë dhe si rrjedhojë kanë mundësi e sjelljes së varianteve të Covid”, shpjegoi ai.

Sa u zbatuan masat?

Gjatë muajve qershor-gusht 2021, nisi sezoni veror ku pushuesit shqiptar dhe të huaj mbushën brigjet shqiptare. Në këto muaj qeveria shqiptare lehtësoi masat e anti-Covid, duke i dhënë liri të plotë çdo qytetari shqiptar apo të huaj të hynte në Shqipëri përmes kufijve detar, tokësor dhe ajror pa pasur asnjë garanci se janë të vaksinuar apo dorëzimin e një tamponi i cili vërteton nesë është infektuar me Covid apo e kundërta. Gjithçka dukej se ishte rikthyer normalitetit, institucionet lokale filluan të organizonin festa verore në sheshet e qyteteve të tyre ku mblidheshin më shumë se 100 persona, në brigjet shqiptare kishte grumbullime masive, koncerte apo night-life deri në orën 23:00, ku thuajse askush nuk respektonte masat e anti-covid.

Megjithatë, sipas urdhërave të Ministrisë së Shëndetesisë (MSHMS) nuk lejohej të kryhej asnjë event festiv pasi grumbullimet sjellin infektime të shumta në popullatë.

Dasëm gjatë periudhës së pandemisë në Tiranë

Por në fakt, nuk ka ndodhur kështu.

Albanian Center for Quality Journalism intervistoi një pronar restoranti në zonën e Fresk-ut Tiranë, i cili tha se edhe në kushtet e ndalimit, dasma dhe gëzimet të tjera familjare, janë zhvilluar. “Gjatë gjithë kohës së pandemisë dhe kufizimin e orarave unë kisha shumë prenotime nga çifte që ishin nga Italia, Greqia, por edhe këtu në Tiranë. Jam interesuar në polici nëse mund të zhvillojmë dasma, ata më kanë thënë që jo, por më pas gjeta mundësinë (mikun) me 400-500 mijë lek që ta zhvillonin dasmën pa asnjë pengesë duke i’a paguar këto para punonjëseve të Policisë që mos të patrullonin në atë zonë. Edhe pse sipas urdhërit nuk lejohej të zhvilloheshin dasma apo gëzime të ndryshme, ishin njerëzit që këmbëngulnin që ta bënin, pasi një vit më përpara (2020) nuk u lejua asgjë dhe për ne ishte shumë e vështirë të përballonin, pasi ne vetëm më këtë punë mbahemi, dasma dhe gëzimë të tjera”, përfundoi A.Z për ACQJ.

Prej vitit 2019-2020 në Shqipëri, ishte e pamundur të zhvilloje një event festiv për shkak të kushteve që ndodhej vendi. Një çift shqiptarësh që jetojnë në Itali treguan për ACQJ historinë e tyre të dasmës. “Ne u martuam me 14 gusht [2021] në një nga restorantet në Tiranë. Kishim prenotuar që nga viti 2020, por duke qënë se në Shqipëri u mbyll gjithçka ne e shtymë dasmën për vitin tjetër dhe në vitin 2021 në muajin gusht ne bëmë dasmën, ftuam njërëzit tanë të afërm. Frika se mund të infekoheshim më Covid-19 ishte e madhe, por duke qenë se ne i njihnim njerëzit tanë e kaluam me të lehtë, pra nuk e menduam shumë dhe e bëmë dasmën”, shpjegoi K.S.

Gazetari i ACQJ pyeti çiftin nësë kanë paguar ata pronarin e lokalit që policia të mos ndalonte dasmën e tyre. Ata u përgjigjën se më këtë punë ishte marrë një i afërm i tyre që banonte në Tiranë. Ishte ai që kish paguar lekët që të mos shqetësoheshin nga policia.

Nga vëzhgimet që ACQJ kreu gjatë muajve Korrik-Gusht 2021, në dy zona në Tiranë (Kombinat dhe Fresk) përmes rrjeteve sociale të faqeve të artistëvë dhe DJ rezultoi se në këtë periudhë kohore janë kryer më shumë se 100 evente festive.

Një DJ me incialet E.B, i cili pranoi të intervistohej nga ACQJ, tregoi se gjatë periudhës korrik-gusht 2021 ka marrë pjesë më shumë se 60 dasma dhe fejesa. “Pandemia na goditë të gjithë ne që ofrojnë shërbime në evente të ndryshme, por ne me këtë punë mbahemi, dhe normal që jam detyruar të shkoj në dasma sepse kam pasur prenotimet e një viti më përpëra”, shpjegon E.B në zonën e Freskut.

I pyetur nga ACQJ nëse ai ka qenë në dijeni të korrupsionit që kryhet nga pronarët e restoranteve për të lejuar dasmat, ai tregoi se “ne kur shkojmë në dasma shkojmë me “mendjen e fjetur” pasi është dikush tjetër që kujdeset për këtë dhe ne vazhdojnë punët deri në orët e para të mëngjesit”, përfundoi E.B.

Gjatë këtij investigimi që zgjati rreth 3 muaj, zbuluam se dasmat lejoheshin të kryheshin të paktën në dy zonat rrethinat e Tiranës (Ndroq, Vaqarr) dhe zona e Freskut, Dajtit duke paguar një shumë prej 400-500 mijë lekë pranë punonjësëve të policisë, që ata mos të patrullonin në atë orar apo në atë zonë.

Sipas Ministrisë se Shëndetësisë, urdhërat e nxjerrë duhet të zbatohen nga Policia e Shtetit dhe strukturat shëndetësore, për këtë qëllim ACQJ dërgoi dy shkresa zyrtare Policisë së Shtetit dhe Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë.

Në të dy përgjigjet nga strukturat policore ka një mos-koordinim të tyre pasi Policia e Shtetit deklaroi se “Gjatë periudhës qershor – gusht 2021 ka pasur disa raste të grumbullimeve masive në festa, ceremoni martesore etj dhe ndërkohë Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë deklaroi se për periudhën Qershor-Gusht 2021 nuk ka asnjë masë administrative.

Përgjijga e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë ndaj kërkesës së ACQJ për informacion

Përgjijga e Drejtorisë së Policisë ndaj kërkesës së ACQJ për informacion

Kontaktuam me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për t’i marrë një koment lidhur me mos zbatimin e saj për lejimin e më shumë se 50 personave në ambientet e mbyllura, por ky institucion tha se zbatimi i ligjit është kompetence e organeve të tjera, e përcaktuar qartë në aktin normativ.

Sikurse ky institucion e kaloi përgjegjësinë pranë institucioneve të tjera që duhet të zbatojnë ligjet dhe urdhërat, kërkuam një koment nga Policia e Shtetit e cila nuk pranoi të prononcohej, por na referoi edhe një herë përgjigjen e dhenë si më sipër, se në muajt Korrik dhe Gusht sipas inspektimeve të policisë së shtetit janë konstatuar vetëm 7 raste të cilët kanë shkelur rregullat dhe kanë kryer evente festive ku janë gjobitur me një milion lekë gjobë.

Dasmat në “shtet-rrethim” kundrejt ryshfetit 300-500 euro

Albanian Center for Quality Journalism përmes një vëzhgimi vetëm në rrjetet sociale identifikoi qindra postime të eventeve që janë zhvilluar në muajt Qershor-Gusht 2021. Nga burime të sigurta që preferojnë të mbeten anomim për të bërë një dasmë në Tiranë, duhet të paguash një 300-500 euro për shefat ose inspektorët e lagjeve (i plotëfuqishmi i zonës) në mënyrë që dasma apo eventi të zhvillohet pa pasur probleme ligjin.

Urdhri i fundit që ka nxjerrë Ministria e Shëndetesisë dhe Mbrojtjes Sociale sa i përket grumbullemebe është ai se nuk lejohen më shumë se 50 persona në vende të hapura, tubime, mbledhje partiake dhe ceremoni martesore.  Ky urdhër u lehtësua duke parashikuar mbajtjen e konferencave me kapacitetet deri në 30% deri më datën 1 Korrik 2021.

Aktualisht, në Shqipëri po zbatohet ora policore, që nuk lejohen funksionimin e bizneseve nga ora 23.00 e mbrëmjes deri në 6 të mëngjesit, sikurse edhe qarkullimin e qytetarëve, përvec se arsyeve të domosdoshme, në këtë fashë orare, por një kërkim i thjeshtë në rrjetet sociale tregon qartazi se ky urdhër nuk është rrespektuar gjatë periudhës së verës, dhe vijon të mos rrespektohet nga operatorë të shumtë në këtë linjë biznesi.

Urdhri i Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për ndalimin e eventeve publike në muajt e verës 2021

 

Tashmë kanë kaluar dy vite nga pandemia, por masat dhe urdhërat e nxjerra nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale tregojnë një realitet tjetër, çdo ditë ka raste të reja dhe fatalitete, qytetarët nuk distancohen dhe nuk kujdesen, evente të ndryshme politike apo festive kanë çuar në kohët e fundit në një rritje të ndjeshme të rasteve pozitive me Covid-19, duke i bërë urdhërat të pazbatueshme plotësisht, por vëzhgimi ynë tregoi, se edhe në stinën e verës urdhërat u shkelën masivisht, me policinë që “bëri një sy qorr” dhe organet e tjera ligjzbatuese që hodhën përgjegjësinë tjetërkund.

What's your reaction?
0Smile0Lol0Wow0Love0Sad0Angry
Qendra Shqiptare për Gazetari Cilësore
Rruga Pjetër Budi, 69

Tiranë, ALBANIA


Telefon: +355 (0) 6 8856 3686
Email: info@acqj.al

Investigative Network Albania

Teksti zyrtar është versioni në shqip i faqes së internetit. Kjo faqe përdor përkthim automatik përmes mjeteve të inteligjencës artificiale. Pavarësisht se ky përkthim është i një cilësie të lartë, rastis që të ketë dhe gabime dhe keqkuptime në kontekstin e produkteve. Duke qenë se është një teknologji e cila përmirësohet me kalimin e kohës, shpresojmë të qendroni me ne ndërkohë që perfeksionojmë këtë shërbim.

Copyright © 2024 Giljana Limani.  All Rights Reserved.

Copyright © 2024 Giljana Limani.  All Rights Reserved.

Newsletter