Tirana, qyteti me popullsinë më të madhe në vend, përballet me sfida të mëdha për t’u bërë një qytet më gjithëpërfshirës dhe i aksesueshëm. Infrastruktura e pamjaftueshme, trotuarët e ngushtë dhe shpesh të bllokuar, si dhe mungesa e rampave, vështirësojnë lëvizjen e këmbësorëve, veçanërisht për personat me aftësi të kufizuara dhe nënat e reja me karroca. Këto probleme, së bashku me stacionet e urbaneve në vende të rrezikshme dhe mungesën e planifikimit urban në lagjet e reja, ndikojnë drejtpërdrejt në cilësinë e jetës. 31 Minuta, hulumton këto çështje dhe sfidat që qytetarët hasin çdo ditë.
“31 Minuta” zhvillohet në bashkëpunim mes Albanian Center for Quality Journalism dhe Opinion, me mbështetjen financiare të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë.