Add a comment
Home COVID-19, Shefja e epidemiologjisë: Të infektuarit po shkelin karantinën
COVID-19, Shefja e epidemiologjisë: Të infektuarit po shkelin karantinën
Ashpërsimi i masave anti COVID erdhi si pasojë e rëndimit të situatës epidemiologjike në vend dhe mosrespektimit të distancës fizike në shumë mjedise të hapura dhe të mbyllura. E ndërsa vendosja e mbajtjes së maskës me detyrim edhe në mjedise të hapura ka ngjallur reagime të shumta në rradhët e qytetareve por jo vetëm, Komiteti i Ekspertëve e sheh këtë rregull të ri, si një sjellje të domosdshme për të ulur rrezikun nga infektimi. Shefja e epidemiologjisë në Operatorin Rajonal të shërbimeve Shëndetësore të Tiranës Abikela Prejsi i tha “31 Minuta” së është rritur shumë numri i marrjes së mostrave në Tiranë. Në një ditë punë 12 orëshe merren 250-300 mostra-tamponë dhe së shpërthimi i viursit në komunitet nuk njeh më zona. E gjithë Tirana sipas saj është prekur njësoj. Ajo pranon se karantina nga personat e infektuar ata që quhen kontakte të ngushta po shkelet. Në disa raste, epidemiologët kur shkojnë për të bërë tamponin e negativizimit të të infektuarit, nuk i gjejnë në shtëpi personat.