31 Minuta sjell këtë javë një vështrim mbi ndikimin turk në Shqipëri. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë për vitin 2020, Turqia u rendit investitori i pestë më i madh në vend, duke lënë prapa vende si Greqia dhe Austria, të cilat kanë qenë investitor të rëndësishëm të Shqipërisë në këto 30 vite.
Investimet turke në Shqipëri janë të përhapura në disa nga sektorët më kyç të ekonomisë shqiptare; ato janë në energjitikë, në sektorin bankar, në industrinë e hekurit e çelikut, telekomunikacionit, industrinë e aviacionit etj.
Ndonëse në parim Turqia shihet si një partner ekonomik, natyral në Shqipëri, disa mendojnë se ndryshe nga vendet e tjera investimet turke kanë disa veçori.
Ky vëzhgim është realizuar në kuadër të programit 31 Minuta, një bashkëpunim mes RTSH Radio Televizioni Shqiptar dhe #ACQJ, me mbështetjen e U.S. Embassy-Tirana
#31Minuta
You may also like



















