Shtëpi në plazh! Po çmimet?

A është një investim i zgjuar sot blerja e një prone në bregdet? Cilat janë çmimet aktuale nga Velipoja në Sarandë, dhe cilat janë zonat me rritjen më të shpejtë? Janë këto pyetjet që marrin përgjigje nga ekspertët e pasurive të paluajtshme, ndërkohë që viti i fundit shënoi një rritje çmimi mbi pronën e paluajtshme që shkon mesatarisht në 30%.

“31 Minuta” zhvillohet në bashkëpunim mes Qendrës Shqiptare për Gazetari Cilësore dhe Opinion, me mbështetjen financiare të Zyrës së Marrëdhënieve me Publikun të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë.