Rubiku, i lënë në harresë

Rubiku, një qytet i vogël në zemër të Mirditës, dikur ishte simbol i zhvillimit industrial në Shqipëri. Me uzinën e rafinimit dhe kompleksin metalurgjik që punësonin mijëra njerëz, jeta këtu gumëzhinte nga energjia dhe shpresa. Por sot, Rubiku përballet me heshtjen, emigrimin dhe harresën. Në këtë dokumentar sjellim historinë e një qyteti që ka përjetuar ngritjen dhe rënien – përmes dëshmive të banorëve, pamjeve arkivore dhe reflektimeve mbi të ardhmen. Një rrëfim mes nostalgjisë dhe realitetit, “Rubiku, i lënë në harresë” është një thirrje për kujtesë dhe reflektim.

Ky dokumentar është prodhuar me mbështetjen e Programit #SustainMedia, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Ministria Federale Gjermane e Bashkëpunimit dhe Zhvillimit Ekonomik. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e Albanian Center for Quality Journalism dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së ose të Qeverisë Gjermane.