MUNDËSI INTERNSHIP-I NË GAZETARI PRANË ACQJ

Vendndodhja: Tiranë, Shqipëri

Kohëzgjatja: 6 muaj

Afati i Aplikimit: 20 Prill 2024

Qendra Shqiptare për Gazetari Cilësore, në kuadër të programit SINJALIZO! Ofron mundësi internship-i për studentët ambicioz dhe të talentuar në gazetari. Jemi në kërkim të gjeneratës së ardhshme të gazetarëve, reporterëve dhe inovatorëve të medias. Ky internship është projektuar për të ofruar përvojë praktike në fushën e gazetarisë, ku do të keni mundësinë të kontribuoni në publikimet tona dhe të mësoni nga profesionistë me përvojë.

Çfarë Ofron ACQJ:

  • Përvojë Profesionale: Punoni në projekte të drejtpërdrejta që ndikojnë te audiencat tona, duke variuar nga raportimi, shkrimi dhe redaktimi I artikujve multimedialë.
  • Mentorim: Përfitoni mentorim dhe mbikqyrje nga gazetarë dhe redaktorë me përvojë në fushën e gazetarisë investigative.
  • Mundësi për Rrjetëzim: Krijoni një netëork me profesionistë të industrisë dhe praktikantë të tjerë, duke zgjeruar rrjetin tuaj profesional.
  • Zhvillim i Aftësive: Përmirësoni aftësitë tuaja në kërkim, shkrim, redaktim dhe media digjitale.
  • Punesim Fleksibël: Mbështesim një balancë të punës në zyrë dhe në distancë për të akomoduar nevojat tuaja.

Përgjegjësitë e Pozicionit:

  • Asistoni në kërkimin, shkrimin dhe redaktimin e artikujve dhe reportazheve.
  • Kontribuoni në histori multimediale, përfshirë video, audio dhe përmbajtje në rrjetet sociale.
  • Merrni pjesë në mbledhjet editoriale dhe propozoni ide për artikuj.
  • Bashkëpunoni me kolegët e departamenteve të tjera pranë ACQJ për të fituar një eksperiencë më të gjerë në peisazhin mediatik.

Kualifikimet për tu përzgjedhur:

  • Aktualisht të jeni të regjistruar në një program shkollor në gazetari, komunikim, ose fushë të ngjashme pranë një universiteti publik ose privat.
  • Aftësi të forta në shkrim, redaktim dhe komunikim.
  • Njohuritë mbi mediat digjitale dhe sisteme menaxhimi të përmbajtjes si ËordPress janë një plus.
  • Aftësi për të bashkëpunuar në një mjedis interaktiv.
  • Dëshirë për të mësuar dhe për të marrë përsipër detyra sfiduese.

Si të Aplikoni:

Ju lutemi dorëzoni CV-në tuaj dhe një letër motivimi prej 500 fjalë që shpjegon arsyetr për përzgjedhjen tuaj për këtë internship pranë info@acqj.al brenda datës 20 Prill 2024. Mostra të shkrimeve ose projekteve multimedial tuaja janë një plus.

Qendra Shqiptare për Gazetari Cilësore është e përkushtuar ndaj diversitetit dhe përfshirjes. Për çdo pyetje ose informacion shtesë, ju lutemi kontaktoni pranë +355 68856 3686.