Qendra Shqiptare për Gazetari Cilësore (ACQJ), në partneritet me Shkollën e Gazetarisë Walter Cronkite të Universitetit Shtetëror të Arizonës, është e entuziazmuar të njoftojë një mundësi unike për gazetarët profesionistë në Shqipëri për të përmirësuar aftësitë e tyre në gjuhën angleze dhe për të marrë njohuri mbi praktikat moderne të gazetarisë.
Mirëpresim aplikime nga gazetarët me të paktën 10 vite përvojë profesionale, të cilët janë të gatshëm të përforcojnë aftësitë e tyre në anglisht (në nivel minimal B1) dhe të eksplorojnë zhvillimet më të fundit në media, përfshirë edukimin mediatik, inteligjencën artificiale dhe zbulimin e paragjykimeve.
Përmbledhje e Programit:
- Trajnim Online (Nëntor 2024 – Shkurt 2025): 20 pjesëmarrës të përzgjedhur do të ndjekin një trajnim rigoroz online të ndërtuar nga ASU Global Launch, që përqendrohet në zhvillimin e aftësive si në anglisht, ashtu edhe në gazetari.
- Vizitë Studimore në SHBA (Mars 2025): 12 pjesëmarrësit më të suksesshëm do të përzgjidhen për një turne studimor dyjavor në Washington, D.C. dhe Phoenix, AZ, ku do të angazhohen me gazetarë të njohur, do të vizitojnë institucione mediatike dhe do të vazhdojnë trajnimin në shkollën e mirënjohur të gazetarisë Walter Cronkite.
Kush mund të aplikojë:
- Gazetarë profesionistë në Shqipëri me mbi 10 vite përvojë.
- Inkurajohen redaktorë dhe drejtues të redaksive për të aplikuar.
- Kërkohet një nivel i anglishtes B1 ose më i lartë.
Ky program është një mundësi e rrallë për të përparuar në karrierë, për të mësuar nga ekspertët globalë të mediave dhe për të sjellë praktikat më të fundit të gazetarisë në redaksinë tuaj.
Afati i Aplikimit: 25 Tetor 2024.
Si të aplikoni:
Dërgoni aplikimin tuaj në info@acqj.al me CV-në dhe një letër motivimi të shkurtër në anglisht (500 fjalë)*. Aplikantët e përzgjedhur do të njoftohen për intervista personale me personelin e ASU dhe ACQJ, të cilat do të zhvillohen brenda fundit të Tetorit 2024.
Për më shumë detaje, ju lutemi na kontaktoni në info@acqj.al si dhe në linjën tonë të dedikuar telefonike +355695534646
*Ju lutemi vini re se çdo përdorim gjenerativ i A.I. ose përmbajtje me plagjiaturë në aplikimin Tuaj do të rezultojë në skualifikim nga procesi i aplikimit.