Add a comment
Home Informim apo propagandë
Informim apo propagandë
Fjalët transparencë dhe Shqipëri ngjajnë më shumë si dy antonime se sa plotësime të njëra tjetrës. Që nga viti 1995, Shqipëria është bërë pjesë e rankimeve ndërkombëtare sa i përket transparencës, korrupsionit apo lirisë së shprehjes, ku ulje ngritjet ndër vite nuk dëshmojnë për një vend me demokraci të konsoliduar. Kjo përshkak se një nga elementet thelbësore të transparencës, është e drejta e qytetarëve për tu informuar, një e drejtë e cila është e sanksionuar me një nen kushtetues. Por si në shumë rastetë tjera, edhe këtu merr vlerë shprehja se ne kemi ligje shumë të mira, por niveli i zbatimit është zhgënjyes.