E ftuar në “Table Talk” është Dr. Marsida Duli, mjeke nefrologe e cila vjen me disa këshilla të vlefshme, për të shmangur infeksionet urinare që rrezikojnë veshkat, gjatë sezonit të nxehtë të verës. Mjekja nënvizoi se uji i pishinave, rrobat e lagura të banjos të mbajtura për një kohë të gjatë dhe mungesa e hidratimit janë disa nga faktorët që çojnë në probleme shëndetësore. Më të rrezikuar sipas mjekes, janë personat me sëmundje kronike, të cilët duhet të kenë kujdes në mbajtjen e një diete të balancuar dhe konsumimin e sa më shumë ujë dhe jo alkool apo pije energjike dhe me gaz. Në këtë intervistë, Dr. Marsida Duli na mëson si të kujdesemi për trupin tonë në mënyrë që vera të jetë vetëm relaks dhe jo rrezik.
Ky podcast është prodhuar me mbështetjen e Programit #SustainMedia, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Ministria Federale Gjermane e Bashkëpunimit dhe Zhvillimit Ekonomik. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e Albanian Center for Quality Journalism dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së ose të Qeverisë Gjermane.