Virozat dhe alergjitë ushqimore. Si të kujdesemi për të vegjëlit?

Në “Table Talk” e ftuara e radhës është mjekja pediatre Loreta Gjoni. Flasim për virozat dhe alergjitë te fëmijët, sa e rëndësishme është gjidhënia për bebet dhe vaksinimi në kohën e përcaktuar nga protokolli shëndetësor. Përveç këshillave që mjekja do të japë për çiftet e reja, diskutuam edhe për sistemin shëndetësor, sa të vlerësuar janë mjekët dhe fenomeni i ikjes së bluzave të bardha jashtë vendit.

Ky podcast është prodhuar me mbështetjen e Programit #SustainMedia, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Ministria Federale Gjermane e Bashkëpunimit dhe Zhvillimit Ekonomik. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e Albanian Center for Quality Journalism dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së ose të Qeverisë Gjermane.