Në “1 Maj” Ditën Ndërkombetare të Punëtorëve, në “Table Talk” ishte e ftuar ekspertja e punës Gertjana Hasalla. Flasim për sfidat dhe transformimet që po përjeton tregu shqiptar i punës, shifrat e larta të papunësisë sidomos tek të rinjtë, punësimi informal, sa efektiv është Panairi i Punës dhe rritja e pranisë së punëtorëve të huaj në Shqipëri, veçanërisht në sektorin e ndërtimit dhe shërbimeve, si një reflektim i mungesës së fuqisë punëtore vendase. Një tjetër pikë kyçe e diskutimit është ndikimi i inteligjencës artificiale, cilat profesione rrezikohen të dalin nga tregu i punës?
Ky podcast është prodhuar me mbështetjen e Programit #SustainMedia, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Ministria Federale Gjermane e Bashkëpunimit dhe Zhvillimit Ekonomik. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e Albanian Center for Quality Journalism dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së ose të Qeverisë Gjermane.