Në “Podcast” me mësuesen e Gjuhë-Letërsisë, Etleva Doka

Në ditën e mësuesit, e ftuar në episodin e radhës është Etleva Doka. Biseduam për rrugëtimin e saj 32-vjeçar në arsim, për këtë profesion sa të bukur aq edhe të vështirë. Sfidat me të cilat përballet arsimi sot, sa po e zbeh teknologjia leximin e librit, sa të vlerësuar janë mësuesit dhe si shihet e ardhmja, në një kohë kur çdo vit e më shumë kemi më pak interes për degët e Mësuesisë.

Ky podcast është prodhuar me mbështetjen e Programit #SustainMedia, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Ministria Federale Gjermane e Bashkëpunimit dhe Zhvillimit Ekonomik. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e Albanian Center for Quality Journalism dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së ose të Qeverisë Gjermane.