Mbi 48,000 shqiptarë nuk dinë të lexojnë ose të shkruajnë shqip, sipas të dhënave të fundit të censusit. 44% e analfabetëve janë persona me aftësi të kufizuara, ndërsa shumica janë mbi 35 vjeç. Ndërsa analfabetizmi ka shënuar një ulje të lehtë gjatë viteve, shifrat tregojnë një sfidë të thellë kulturore dhe sociale. Dukuria nuk është thjesht një statistikë, por një çështje që prek identitetin kombëtar, pasi gjuha mbetet themeli i një kombi.
“31 Minuta” zhvillohet në bashkëpunim mes Albanian Center for Quality Journalism dhe Opinion, me mbështetjen financiare të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë.