Elbasan, inceneratori që nuk djeg

Inceneratori i Elbasanit, një investim prej 26 milionë eurosh, do të transformonte krizën e mbetjeve të Elbasanit, por shtatë vjet më vonë, landfilli është tejmbushur me mbeturina, incenerimi nuk kryhet dhe Elbasani ndodhet përballë një emergjence të re mjedisore. Pse nuk po funksionon ky incenerator?Çfarë ndodhi me milionat e investuara? Këto janë disa nga pyetjet që ngremë në këtë episod të 31 Minuta.

“31 Minuta” zhvillohet në bashkëpunim mes Albanian Center for Quality Journalism dhe Opinion, me mbështetjen financiare të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë.