Add a comment
Home Përmbytjet në Shkodër
Përmbytjet në Shkodër
31 Minuta udhëton në Shkodër, në zonat e përmbytura nga Lumi Drin dhe liqeni i Shkodrës.
Shqipëria trashëgoi një sistem mbrojtës dhe kullues nga periudha komuniste. Por në tri dekadat e fundit ky sistem u gjend nën sulmin e informalitetit të ndërtimeve, duke dëmtuar rëndë argjinaturat, kanalet dhe hidrovoret.
Grigor Pema tregon në 31 Minuta se fëmijët e fshatit Oblikë detyrohen të udhëtojnë me varka gjatë ditëve të përmbytjeve, për të shkuar në shkollën e tyre. Varkat mbeten i vetmi mjet transporti edhe për disa gra që punojnë në një rrobaqepësi.
Më shumë se 1350 hektarë ishin nën ujë në këtë zonë, ditën kur grupi i xhirimit të 31 Minuta ishte në këtë zonë.
Por, përse Shqipëria përmbytet kaq shumë dhe kaq shpesh?
Ky vëzhgim është realizuar në kuadër të programit 31 Minuta, një bashkëpunim mes RTSH Radio Televizioni Shqiptar dhe #ACQJ, me mbështetjen e U.S. Embassy-Tirana.
#31Minuta