Add a comment
Home Zhdukja e territorit!
Zhdukja e territorit!
Në Shqipëri po diskutohet shumë rreth plakjes së popullsisë, ikjes së njerëzve apo fenomeneve që lidhen me migrimin. Por nëse këto janë fenomene që vijnë e ikin, ajo që po na vret më shumë dhe për të cilën askush nuk flet është zhdukja e territorit. Shqipëria thuhet se ka një sipërfaqe prej 28 mije kilometrash katrore por kjo nuk është më e vërtetë. Vija bregdetare në dekadat e fundit ka parë detin të hyjë thellë në tokë dhe hektarë të tërë tashmë janë zhdukur, duke marrë brenda edhe ndërtime.