Një histori frymëzuese për të rinjtë në Shqipëri

Sporti është një mjet që thyen të gjitha barrierat sociale. Është një mënyrë që na mban të shëndetshëm por edhe një rrugëdalje për shumë fëmijë që të ecin e zhvillohen në jetë larg problemeve dhe varfërisë. Kjo është historia e një prej basketbollisteve më të njohura amerikane Ruthi Bolton, dy herë kampione olimpike e cila për disa ditë ishte në Shqipëri dhe ndau me fëmijë e të rritur eksperiencën e saj. Por a ka mundësi që një histori të tillë ta kenë edhe fëmijët shqiptarë? Në kushtet aktuale është e vështirë por ka edhe nga ata që ja dalin, jo për shkak të mjedisit që kemi ndërtuar por duke e gjetur mundësinë rastësisht, jashtë vendit. Ndjekim historinë e përgatitur nga Ardit Hoxha.