Thirrje për Pjesëmarrës
Qendra Shqiptare për Gazetari Cilësore (ACQJ), në partneritet me Earth Journalism Network (EJN), hap thirrjen për gazetarë, studentë të gazetarisë dhe profesionistë të medias për të marrë pjesë në webinarin trajnues:
“Raportimi mbi Ujin dhe Mjedisin – Water Ecological Sustainability”
Data: 24 Prill 2026
Kohëzgjatja: 90 minuta
Gjuha: Shqip
Qëllimi i Webinarit
Ky webinar synon të forcojë kapacitetet e gazetarëve shqiptarë në raportimin investigativ mjedisor, me fokus në menaxhimin e burimeve ujore dhe ndikimet mjedisore të aktiviteteve ekonomike, përfshirë hidrocentralet.
Në një kontekst ku Shqipëria përballet me sfida të vazhdueshme si ndotja, keqmenaxhimi i baseneve ujore dhe boshllëqet në zbatimin e legjislacionit, gazetaria investigative mbetet një instrument kyç për transparencë dhe llogaridhënie publike.
Struktura e Webinarit
Webinari është i organizuar në shtatë module që kombinojnë analizën teorike me qasje praktike:
- Rëndësia e raportimit mjedisor në Shqipëri
- Korniza ligjore për menaxhimin e ujërave
- Institucionet kyçe dhe përgjegjësitë
- Standardet e Bashkimit Europian
- Temat investigative prioritare
- Leximi dhe përdorimi i të dhënave mjedisore
- Pyetje dhe diskutim i hapur
Ekspertët
- Erjon Kalaja
- Ilce Kostofski
Regjistrohu Tani Duke Klikuar Këtu!