Pas zgjedhjeve të 14 shkurtit në Kosovë të gjithë përpiqen ti japin shpjegim fitores së Vetëvendosjes dhe thellësisë së saj. Analisti i njohur politik Demush Shasha tregon për 31 Minuta se një nga arsyet e kësaj fitoreje është pikërisht edhe adresimi i dy prej problemeve më kryesore që kosovarët kanë sot: papunësia dhe korrupsioni.
Ndërsa Donika Gervalla Schwarz duket se ka pritshmëri të mëdha në raport me qeverisjen e re ku sipas të gjitha gjasave do të jetë ministre e jashtme. Për te dialogu me Serbinë duhet parapërgatitur mirë dhe është i pashmangshëm. Ndersa Adnan Merovci analizon humbjen e thellë të LDK dhe bën pikërisht “fajtore” për këtë gjë edhe dy bijat plangprishëse Vjosa Osmani dhe Donika Gervalla që ju bashkuan Vetëvendosjes.
Ky vëzhgim është realizuar në kuadër të programit 31 Minuta, një bashkëpunim mes @RTSH Radio Televizioni Shqiptar dhe #ACQJ, me mbështetjen e U.S. Embassy-Tirana.
#31Minuta
You may also like



















