Në këtë episod të dytë të “31 Minuta” do t’i kushtohemi një plage sociale siç është ajo e braktisjes. Në shoqërinë ku jetojmë ndeshemi shpesh me braktisjen, babai që braktis familjen, fëmijët që braktisin prindërit e moshuar, por ajo që është edhe më e dhimbshme është braktisja e foshnjës që në orët e para të ardhjes në jetë. Vetëm për 6 vitet e fundit numërohen 161 raste të të rejave që kanë braktisur foshnjat e tyre në të gjitha maternitetet e vendit, pa llogaritur këtu lindjet e fshehta në klinikat private. Por çfarë ndodh me këta fëmijë? Ndiqni në “31 Minuta” rrëfimin e një nëne të penduar për këtë akt dhe historinë e një çifti nga Shkodra që po kujdesen për një djalë të ndarë nga nëna vetëm 3 muajsh. E përgatitur nga gazetarja Keti Toroveci.
You may also like



















