Sonte në episodin e “31 Minuta” vjen një pasqyrë e problematikave të medias. Është folur dhe ështeë thënë shumë për median, por për herë të parë kemi një sondazh ku vetë media bën analizën e saj, njerëz të medias, gazetave, televizioneve, radiove dhe asaj që quhet tashmë media e re, medias online, me përgjigjet e tyre japin një panoramë dramatike të situatës. Janë mbi 800 persona të pyetur, totali i përgjigjeve te të cilëve ka nxjerrë në sipërfaqe plagët që vuan media shqiptare sot, nga ndërhyrja dhe ndikimi politik, tek interesat e pronarëve. Por çfarë është me e rëndë, tek perceptimi i vetë gazetarëve se media tashmë po humbet edhe besueshmërinë tek publiku. Sonte 31 Minuta sjell pikëpamjet e gazetarëve dhe opinionistëve duke pasqyruar këndvështrimet e tyre të plota për këtë situatë.
Sonte në episodin e “31 Minuta” vjen një pasqyrë e problematikave të medias. Është folur dhe është thënë shumë për median, por për herë të parë kemi një sondazh ku vetë media bën analizën e saj, njerëz të medias, gazetave, televizioneve, radiove dhe asaj që quhet tashmë media e re, medias online, me përgjigjet e tyre japin një panoramë dramatike të situatës. Janë mbi 800 persona të pyetur, totali i përgjigjeve te të cilëve ka nxjerrë në sipërfaqe plagët që vuan media shqiptare sot, nga ndërhyrja dhe ndikimi politik, tek interesat e pronarëve. Por çfarë është me e rëndë, tek perceptimi i vetë gazetarëve se media tashmë po humbet edhe besueshmërinë tek publiku. Sonte 31 Minuta sjell pikëpamjet e gazetarëve dhe opinionistëve duke pasqyruar këndvështrimet e tyre të plota për këtë situatë.
Gazetarët, sidomos ata që punojnë në terren dhe mundohen të sjellin histori investiguese janë gjithmonë më të rrezikuarit. E vërteta që ata kanë përcjellë jo pak herë i ka shkaktuar probleme, probleme për ata vetë, probleme për familjet, aq sa kanë qënë të detyruar të braktisin jo vetëm profesionin, por edhe shtëpinë dhe atdheun.
You may also like



















