Financimi për fushatën zgjedhore!


Shqipëria po zhvillon një fushatë zgjedhore të pazakontë këtë vit, ku vendin e debatit për programet dhe kandidatët e ka zënë së fundmi debati nëse do të ketë apo jo zgjedhje në 30 qershor. Por pavarësisht kësaj, të gjithë kemi qenë dëshmitarë të spektakleve dhe mitingjeve të mëdha që të gjitha forcat politike kanë zhvilluar nëpër të gjitha zgjedhjet e fundit, me fushata me shumë ngjyra, drita, muzikë e dekor, që ngritën pikëpyetje lidhur me financimin e tyre.
Në vitin 2017, partitë përforcuan ligjet që duhet të garantojnë transparencën mbi paratë që ato vetë shpenzojnë në fushatë elektorale. Ndërhyrje që nuk kanë mjaftuar, siç vlerëson edhe raporti i fundit i Komisionit Europian që thotë se transparenca dhe kontrolli i financimit të partive politike duhet të përmirësohen,
Raportet mbi zgjedhjet dhe monitorimi nga ekspertët tregojnë se partitë politike deklarojnë shumë herë më pak shpenzime nga sa kanë gjate fushatë. Ata fshehin tek audituesit numrin e saktë të aktiviteteve elektorale sikurse refuzojnë të japin shkresat e donatorëve.
Ligji për partitë politike, detyron çdo subjekt zgjedhor që të hapë një llogari të posaçme bankare, për donacione, por nga 36 parti pjesëmarrëse në zgjedhje, vetëm 7 parti kanë bërë publik numrin e llogarive bankare. Nga 96 kandidatë që garojnë për kryetar bashkie, numrat e llogarisë bankare I kanë bërë publik vetëm 8 kandidatë.
Ekspertët zgjedhorë flasin për një kompromis të heshtur të partive për të fshehur të ardhurat e fushatës, teksa përfaqësuesit e politikës edhe për këtë çështje tentojnë të gjejnë elementët e dobët tek kundërshtarët.

0 views

You may also like

Sinjalizo
Sinjalizo
6 views
E ardhmja e zymtë e pensioneve
29:45
E ardhmja e zymtë e pensioneve
1 views
Kush do t’i presë turistët?
30:08
Kush do t’i presë turistët?
2 views
Superleku që fundosi euron
30:45
Superleku që fundosi euron
2 views
Tregtimi i mallrave të falsifikuara
16:47
Tregtimi i mallrave të falsifikuara
1 views
Infermieria, “Green Card” për në Europë
11:14
Infermieria, “Green Card” për në Europë
0 views
Pakti për Universitetin, 5 vite më pas
30:29
Pakti për Universitetin, 5 vite më pas
0 views
Vendimet e pa zbatuara të Strasburgut
29:49
Vendimet e pa zbatuara të Strasburgut
1 views
Braktisja e Bujqësisë (Pjesa 2)
19:53
Braktisja e Bujqësisë (Pjesa 2)
0 views
Braktisja e Bujqësisë (Pjesa 1)
21:32
Braktisja e Bujqësisë (Pjesa 1)
0 views
What's your reaction?
0Smile0Lol0Wow0Love0Sad0Angry

Leave a comment

Qendra Shqiptare për Gazetari Cilësore
Rruga Pjetër Budi, 69

Tiranë, ALBANIA


Telefon: +355 (0) 6 8856 3686
Email: info@acqj.al

Investigative Network Albania

Teksti zyrtar është versioni në shqip i faqes së internetit. Kjo faqe përdor përkthim automatik përmes mjeteve të inteligjencës artificiale. Pavarësisht se ky përkthim është i një cilësie të lartë, rastis që të ketë dhe gabime dhe keqkuptime në kontekstin e produkteve. Duke qenë se është një teknologji e cila përmirësohet me kalimin e kohës, shpresojmë të qendroni me ne ndërkohë që perfeksionojmë këtë shërbim.

Copyright © 2023 Giljana Limani.  All Rights Reserved.

Copyright © 2023 Giljana Limani.  All Rights Reserved.