Shqipëria feston nesër 75-vjetorin e çlirimit. Kanë qenë me mijëra e mijëra të rinj, djem e vajza qe e rreshtuan vendin në anën e duhur të historisë, duke kontribuar në luftën për çlirimin e atdheut, e shumë prej tyre duke sakrifikuar edhe jetën. Në shenje vlerësimi ata veterane që benë luftën janë nderuar ndër vite, dhe një prej benefiteve ka qenë një shpërblim mbi pensionin. Por sa veteranë paguhen sot kur kanë kaluar 75 vjet nga përfundimi I Luftës. Ketë vit vlera që paguhet nga buxheti i shtetit është mbi 126 milion lekë. Sipas organizatës kombëtare të veteraneve që ka shifrat e sakta, sot jetojnë ende 1344 veterane të luftës, në moshë të thyer, afër të 90-ve. Por ISSH paguan më shumë se dyfishin e tyre, mbi 2800 veterane dhe invalidë lufte.
You may also like



















