Transporti (i munguar) publik

Pavarësisht pritshmërive për një fluks të lartë turistësh, transporti publik mbeti edhe këtë sezon që lamë pas, një nga sfidat kyçe me të cilën vizitorët u përballën. Me terminale që kanë infrastrukturë të kufizuar, mungesë aplikacionesh online, të tabelave informuese apo të biletimit elektronik, me flota të amortizuara dhe orare që nuk respektohen, ky shërbim duket se ka nevojë për reformim të thellë për të siguruar që udhëtarët të kenë një eksperiencë të lehtë e të këndshme, por mbi të gjitha, që Shqipëria të mbetet një destinacion tërheqës në rajon.

“31 Minuta” zhvillohet në bashkëpunim mes Albanian Center for Quality Journalism dhe Opinion TV Show , me mbështetjen financiare të U.S. Embassy Tirana.