Në këtë episod të podkastit, Mirela Milori ndan përvojën e saj si gazetare dhe sfidat e punës në Zërin e Amerikës (VOA). Ajo rrëfen të pathënat e karrierës së saj, momentet më të vështira dhe mësimet që ka marrë gjatë rrugëtimit në gazetari. Një bisedë e thellë dhe inspiruese për këdo që dëshiron të njohë më shumë mbi mediat dhe sfidat profesionale.
Ky podcast është prodhuar me mbështetjen e Programit #SustainMedia, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Ministria Federale Gjermane e Bashkëpunimit dhe Zhvillimit Ekonomik. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e Albanian Center for Quality Journalism dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së ose të Qeverisë Gjermane.