Add a comment
Home Spiralja e borxheve dhe kriza energjetike
Spiralja e borxheve dhe kriza energjetike
Prej një viti vendi ndodhet në gjendje të Emergjencës në Furnizim me Energji. Është i pamohueshëm fakti që kriza energjetike nuk ka prekur vetëm Shqipërinë. E vërtetë është gjithashtu se situata e vështirë u krijua edhe si pasojë e ndryshimeve klimatike dhe e luftës në Ukrainë. Po ajo që e veçon Shqipërinë është brishtësia financiare e kompanive energjetike për t’u përballur me krizën. Në këto 31 Minuta do të shohim se si zinxhiri i borxhit në energji po dëmton sektorin, ndërsa qeveria duhet të punojë më shpejt në drejtim të diversifikimit të burimeve të energjisë.