Në “Table Talk” i ftuari i radhës është Lyto Alliu, një figurë frymëzuese që ndërthur rolin e mësuesit me atë të guidës turistike. Përveç përkushtimit ndaj mësimdhënies, Lyto është edhe një njohës i shkëlqyer i natyrës dhe historisë shqiptare, duke shoqëruar grupe vendasish dhe të huajsh në destinacione të ndryshme turistike. Lyto ndau me ne eksperienca nga terreni, si e shohin të huajt Shqipërinë dhe me çfarë përshtypjesh largohen. U ndalem pak edhe tek sfidat e turizmit, duke nisur nga mungesa e fuqisë punëtore, por edhe nevoja për të rritur kapacitetet akomoduese në qytetet si Berati apo Gjirokastra. Një pjesë e veçantë e intervistës iu kushtua aktiviteteve në natyrë, si Star Campers në Permet, Star Campers Kids në Voskopojë dhe Korçë dhe netët magjike të gushtit, në Star Campers në Egnatia, të vëzhgimit me teleskop të “rëniës së yjeve”. Për Lyton, turizmi është më shumë sesa udhëtim, është edukim, frymëzim dhe një mënyrë për të ndarë dashurinë për Shqipërinë.
Ky podcast është prodhuar me mbështetjen e Programit #SustainMedia, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Ministria Federale Gjermane e Bashkëpunimit dhe Zhvillimit Ekonomik. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e Albanian Center for Quality Journalism dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së ose të Qeverisë Gjermane.