Semafori apo vijat e bardha, kush ka përparësi!

Qytetet e mëdha, si në Shqipëri si kudo ne botë, për shkak të zhvillimit, rritjes se popullsisë, ndryshimit të teknologjisë dhe stilit te jetesës shpesh kthehen ne problem për menaxhimin e trafikut. E tillë është Tirana, e cila sot numëron 233 automjete për 1000 banorë, ku çdo ditë jave e muaj shtrohen rrugë, disa zgjerohen, disave u shtohen korsi të dedikuara biçikletash apo autobusësh. Por në të gjithë këtë ndryshim, jo pak herë shfaqen edhe konflikte për shkak të sinjalistikës së munguar e të vendosur keq. Konflikte që na ndikojnë të gjithëve. Ndiqni vëzhgimin e gazetarit Ilir Karabrahimi.