Add a comment
Home Ndërtimet pa kriter zhdukën në Golem pyllin e pishave!
Ndërtimet pa kriter zhdukën në Golem pyllin e pishave!
Tërmeti i 26 nëntorit nxori në sipërfaqe problematikën e ndërtimeve pa kriter, pa plan dhe shkatërrimin që njeriu i bëri natyrës. E nëse vija bregdetare e Durrësit është shembulli më i mirë që tregon degjenerimin dhe degradimin urban, ajo e Golemit është shembulli se si një pyll i tërë pishash u zhduk për më pak se dy dekada, pavarësisht premtimeve për ruajtjen, disiplinimin e ndërtimeve dhe pavarësisht planeve urbanistike që gjithmonë kanë ndryshuar sipas interesave të biznesit të ndërtimit.