Call for applications MOJO
Qendra Shqiptare për Gazetari Cilësore, me mbështetjen e European Endowment for Democracy, ka filluar zbatimin e projektit MOJO Albania: Gazetaria Mobile (Mobile journalism) si një metodë për inovacion.
Projekti ka si objektiv kryesor, trajnimin dhe rritjen e kapaciteteve të gazetarëve në fushën e Gazetarisë Mobile, si një mjet inovativ për të arritur shikuesit dhe për të garantuar lirinë editoriale që ofron kjo metodë e gazetarisë.
Në kuadër të aktiviteteve të projektit, është parashikuar trajnimi i 20 gazetarëve dhe/ose studentëve të gazetarisë dhe kominikimit në metodat më bashkëkohore të fushës, të mbështetur nga trainer të spikatur dhe mentor me përvojë disavjeçare, duke përdorur teknikat dhe materialet e fjalës së fundit në këtë fushë.
Trajnimet do të kryhen në muajt Janar dhe Shkurt 2020, mbi temat:
1. Ndërtimi i një lajmi për televizion 6 Janar 2020 – 9 Janar 2020
2. Metodat dhe teknikat e Gazetarise Mobile 20 Janar 2020 – 23 Janar 2020 ose 27 Janar 2020 – 30 janar 2020
3. Tregimi visual i një historie dhe produksioni 3 Shkurt 2020 – 4 Shkurt 2020
4. Etika në media 17 Shkurt 2020 – 20 Shkurt 2020
5. Aspektet ligjore të të drejtave të gazetarëve dhe subjekteve të historisë së tyre 2 Mars 2020 – 3 Mars 2020
Trajnimet do të ndiqen nga një periudhë një mujore gjatë të cilës pjesmarrësit në projekt do të kenë mundësinë të vendosin në praktikë njohuritë e përftuara, me mbështetjen e vazhdueshme të mentorëve dhe trainerëve.
Kjo periudhë prodhimtarie do të kulminojë me zhvillimin e një konference gjatë të cilës do të shfaqen produktet e pjesmarrësve, të cilat do të vlerësohen nga juria e përbërë nga trainerët dhe mentorët e programit dhe kolegët e tyre. Punimet më cilësore do të vlerësohen me një çmim financiar dhe materiale teknike për zhvillimin e Gazetarisë Mobile.
Kjo fazë e programit do të pasohet nga një fazë e dytë gjatë të cilës pjesmarrësit në projekt do të kenë mundësinë të kontraktohen për histori në këtë format përkundrejt një pagese standarde.
Ju ftojmë të merrni pjesë në këtë program formues, por dhe prodhues dhe të inkurajoni dhe kolegët dhe bashkëstudentët tuaj të aplikojnë sa më parë.
Aplikimi është i hapur për të gjithë gazetarët apo studentët e gazetarisë dhe komunikimit të interesuar për të qenë pjesë e kësaj nisme. Kushtet e aplikimit janë minimale. Dërgoni pranë adresës info@qualityjournalism.com.al dokumentat e mëposhtëm:
Formulari i Aplikimit (bashkëlidhur kësaj thirrjeje); dhe
Një curriculum vitae të thjeshtuar
? Formular Aplikimi – MOJO Albania
Aplikimet janë të hapura deri më datë 15.12.2019 ora 23:59.
Call for applications MOJO