Denada Jushi
Sa e rëndësishme është liria e medias? Albert Camus shkruante se “Një shtyp i lirë, natyrisht, mund të jetë i mirë ose i keq, por pa dyshim pa liri, shtypi nuk do të jetë kurrë tjetër gjë veçse i keq.”
Barometrin Kombëtar të Lirise së Medias në Shqipëri për periudhën 2024-2025 tregon edhe një vit tjetër se të dhënat nuk premtojnë pozitivitet, e se permirësimi është ende shumë larg. Në këtë pyetësor morën pjesë 202 gazetarëve dhe punonjësve të medias në Shqipëri ku gjetja më veshtirë ishte se
70.8% e të anketuarve e vlerësojnë median si “pak të lirë” ose “aspak të lirë”.
Një panorame që duket se vjen në përkeqësim.
58.4% e të anketuarve shprehen se situata e lirisë së medias është përkeqësuar në dy vitet e fundit.
36.1% janë të mendimit se situata është e njëjtë ndërsa vetëm 11% janë pozitiv duke thene se situata është përmirësuar.
Ola Mitre gazetare prej vitesh në median Shqiptare, por edhe pjesë e Barometrit, thotë se “Perceptimi i përgjithshëm i komunitetit të gazetarëve dhe punonjësve të medias mbetet thellësisht negativ. Ka një rënie të sulmeve fizike, por kjo është vetëm një pjesë shumë e vogël e panoramës.”
Po cilat janë disa nga problemet e peizazhit mediatik? Censura dhe vetëcensura, kushtet e punës, informaliteti, siguria profesionale, kërcënimet e një sërë problematikash të tjera me të cilat gazetaret përballën në përditshmërinë e tyre.
Një nga problematikat që ka ardhur në rritje ka qënë censura. Raporti tregin se 38.1% e gazetarëve janë ndaluar nga publikimi i një lajmi, nga 31% në Barometrin e mëparshëm. Duke e rritur me 7% këtë të dhënë.
Temat e censuruara lidhen me skandale të profilit të lartë si përshëmbull inceneratorët, çështja “Veliaj”, arrestimet në Bashkinë e Tiranës, skandali në spitalin Onkologjik, sistemi TIMS dhe çështje të tjera të hetuara nga SPAK.
Problem edhe më i madh i vërejtur tashmë është vetëcensura, gazetarë që pranojnë dhe kuptojnë linjën editoriale të televizionit apo mediumeve dhe nuk raportojnë mbi këto ngjarje. 46.5% e tyre kanë shmangur raportimin nga frika e eprorëve ose humbjes së vendit të punës.
Të tjera probleme thotë Mitre janë kushtet e punës të cilat vijojnë të jenë të paqëndrueshme. 12.9% e punonjësve të medias punojnë pa kontratë të rregullt, një rritje nga 9.9% në 2022–2023.
17.3% nuk e marrin pagën e plotë në bankë, duke i ekspozuar ndaj pasigurive ekonomike dhe presionit editorial, dhe 40% nuk gëzojnë pushimet e plota ligjore.
Nga ana tjetër, Mitre vlereson si pozitiv faktin që gazetarët po flasin më hapur për përvojat e tyre dhe menyrës së imponimit të censurës apo element të tjerë.
Barometi tregon edhe një rënie të kërcënimeve fizike, nga 20.3% në 14.4%.
Por janë rritur kërcënimet verbale nga 31.2% në 37.1%.
Kërcënimet e reja përfshijnë përdorimin e padive SLAPP, kërcënime brenda redaksisë dhe presion ligjor/ekonomik. Për këtë çështje po zhvillohen një sërë takimesh midis organizatave mediatike evropiane, gazetarë shqiptare dhe prokurorë e gjyqtare, në menyrë që të njihen më mirë këto forma padish dhe të minimizohen nderhyrjet në punën e gazetareve, me qëllim intimidimin apo ndërhyrjën në çështjet që ata po trajtojnë.
Progres raporti i përvitshëm i BE-së pati kritika për Shqipërinë sa i takon përkeqësimit të lirisë nga mbivendosja e interesave politike dhe atyre të biznesit, tek mungesa e transparencës së burimeve financiare, përqendrimin e lartë të pronësisë, frikësimin dhe kushtet e pasigurta të punës për gazetarët.
Liria e mediash në Shqipëri për momentin është vetëm një koncept që mbetet në letër! /acqj.al