Biseduam me ekspertin e sigurisë ushqimore, njëherësh President i Urdhrit të Mjekut Veteriner, Ervin Resuli. Diskutuam për 6-mujorëshin e fundit, me një sërë skandalesh në fushën e sigurisë ushqimore, mandarina dhe speca me pesticide, açuke me parazitë, mish pule nga Brazili me salmonelë. A po çalon siguria ushqimore, kush janë personat dhe autoritetet përgjegjëse? Çfarë i shkakton qytetarëve fshehja e informacioneve dhe konsumimi i këtyre produkteve?
Ky podcast është prodhuar me mbështetjen e Programit #SustainMedia, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Ministria Federale Gjermane e Bashkëpunimit dhe Zhvillimit Ekonomik. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e Albanian Center for Quality Journalism dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së ose të Qeverisë Gjermane.