Denis Tahiri
Cilësia e ujërave larës në Shqipëri, është shndërruar në një problem që ka marrë një vëmendje të vëçantë, si rrjedhojë e shndërritmit të sektorit të turizmit, në një sektor prioritar në vend.
Në 2022, ku monitorimit të cilësisë së ujit ju nënshtruan 119 pika, nga të cilat 113 në bregdet dhe 6 në brendësi të territorit, 67.2% e tyre kishin një cilësi të shkëlqyer, 23.5% një cilësi të mirë, 2.5% kategorikoheshin mjaftueshëm dhe 6.7% kishin një cilësi të keqe. Por një vit më pas, ky raport ndryshoi shumë. Për vitin 2023, nga 119 pika ku monitorohet cilësia e ujërave larës vetëm 41.2% kishin cilësi të shkëlqyer, 37% cilësi të mirë, 6.7% mjaftueshëm dhe 15.1% cilësi të keqe.
Ky përkeqësim I cilësisë së ujërave larës, e matur nga Agjencia Europiane e Mjedisit, duket se ishte edhe shtysa kryesore e Qeverisë Shqiptare për të realizuar një Akt Normativ, për meaxhimin e ujërave të ndotura për subjektet që zhvillonin aktivitetin e tyre ekonomik pranë bregdetit, brigjeve të liqeneve dhe lumenjve.
Sipas dokumentave shoqërues të këtij akti nomativ, rreth 9000 subjektet ishin në fokus të tij, dhe deri në prill 2024 këto subjekte duhet të pajiseshin me impiante për trajtimin e ujërave të zeza.
Për kontrollin e këtyre subjekteve nëse kishin përmbushur apo jo detyrimin ligjor, u ngrit edhe një task-forcë brenda Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës Kanalizimeve. Nga 9000 subjekte të aktit normativ, deri në fund të shtatorit 2024, vetëm 200 kishin paraqitur dokumentacionin tekniko-ligjor. Prej Janarit, kohë kur akti normativ u miratua, deri në fund të shtatorit, kohë kur “Sinjalizo” disponon të dhënat, janë ushtruar kontrolle në 1000 subjekte, pra në 1 të 9-tën e totalit të subjekteve. Vet AKUK pranon zyrtarisht se task-forca po përballet me problematika.
“Shtrirja territoriale shumë e gjerë e subjekteve të Aktit Normativ është një prej problemeve kryesore. Task Force ka një numër të kufizuar inspektorësh ndërkohë që subjektet shtrihen pothuajse në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë”, shprehet AKUK për “Sinjalizo”.
Në përgjigjen zyrtare AKUK thotë se Akti normativ me fuqinë e ligjit, nuk është shterues pasi qëllimi kryesor I këtij akti: “është të arrihet objektivi të paktën 95% e ujërave larës me cilësi “shkëlqyer”, duke siguruar një mjedis të pastër dhe përmirësim të cilësisë së jetës për qytetarët”. Por duket se ende jemi shumë larg këtij objektivi, pasi në 2023, vetëm 41.2% e ujërave larës bënin pjesë në kategorinë shkëqyer dhe duhet një rekuperim prej 53.8%.
Biznesit gjobitet, por dhjetra i drejtohen gjykatës
Vasil Bedinaj, i cili është kreu i operatorëve turistik në qytetin e Vlorës, dhe ka në pronësi të tij 4 struktura akomoduese shprehet se kostot e këtyre impianteve janë të mëdha dhe nuk kanë për të dhënë asnjë rezultat.
“300 mijë euro të paplanifikuara dhe janë lek që janë dëm dhe nuk ka për të dhënë asnjë rezultat”, duke shtuar se nuk janë kundër vendosjes së këtyre impiantëve për subjektet të cilat nuk janë të lidhura më sistemin e kanalizimeve, ndonëse në Vlorë sipas tij 80% e subjekteve janë të lidhur me rrjet. “Na kanë detyruar edhe ne që jemi të lidhur me sistemin e kanalizimeve, nuk bën sens, pra pastro menderin dhe hidhe prap në mender”, shprehet ai, duke shtuar se pothuajse më të shumtit e subjekteve janë gjobitur, mes tyre edhe ai vet, ndëse ka kontratat e lidhura me kompanitë për vendosjen e impianteve.
“Ne na dhanë adresat e disa kompanive që u kuptua qartë se ata që bënë ligjin bën edhe kompanitë”, thotë ai duke shtuar se kompania nënshkruan kontratën me subjektin, ku pasi bëri pagesën prej 30% sipas kontratës ishte caktuar edhe data që do të bëhej montimi, që ishte data 29 tetor, ku para tre javësh biznesmenit i kishin lënë dy javë kohë. “Në ditën që unë bërë pagesën e 80% të totalit, ata lajmëruan njëri- tjetrin, unë bëra pagesën në 10 të mëngjesit, grupi ishte në Vlorë dhe edhi në orën 3 pasdite vendosi gjbat sepse firma që duhet ta kishte përfunduar se ka bërë dhe gjobën e hëngra unë”, shprehet zoti Bedinaj, duke shtuar se gjobat do të shkojnë në gjykatë.
Të dhëna që nuk janë
Në përgjigjen e një kërkese për informacion, AKUK thotë se sipas të dhënave të tyre, deri më 20 shtator të 2024, numri I subjekteve që kanë vendosur impiantet individuale të trajtimit të ujërave të ndotur nga të cilët I kanë instaluar dhe kanë paraqitur dokumentacionin për tekniko-ligjor për fillimin e punimeve janë rreth 200 subjekte.
“Gjatë këtyre muajve të aktivitetit të Task Forcës janë vendosur gjithësej 74 masa administrative”, shprehet zyrtarisht AKUK ku ndër të tjera thotë se: “Aktualisht, Bashkia Vlorë dhe Bashkia Himar kanë numrin më të lartë të vendosjes së këtyre impianteve dhe procesi i aplikimit vijon”.
Nga të dhënat e siguruara nga Sinjalizo për Vlorën, gjyqet nuk janë të pakta. 26 procese janë rregjistruar në shkallën e parë kundër Agjencisë se Ujësjellës Kanalizimet nga 30 Maji 2024 deri në 30 shtator 2024. Ndërsa burime thonë që kjo shifërt është aktualisht rreth 30 gjyqe. Gjë e cila tregon se zbatimi i kësaj nisme ligjore nuk është duke ecuar ashtu si u prezantu, ku deri në muajin prrill 2024, subjektet duhet të ishin të paijsuara me impiante.
Edhe pse eshte pyetur se sa subjekte te Aktit Normativ Nr.8 janë në vend, ky institucion vet, nuk di të japi përgjigje numerike por shprehet se: “janë të gjitha subjektet, të cilat kryejnë veprimtari ekonomike në zonat bregdetare dhe breun e liqeneve e të lumenjëve, të cilët nuk i paratrajtojnë ujërat e ndotura”. Përgjigje kjo që ngre hije dyshimi mbi zbatimin e këtij akti normativ në të gjithë territorin e vendit, ndërsa vështriësitë pranohen edhe vet nga AKUK.
“Task- Forca ka kryer dhe po vijon të kryej një monitorim të plotë përgjatë zonave bregdetare dhe liqenore për të siguruar zbatimin e aktiti normativ. Shtrirja territoriale shumë e gjerë e subjekteve është një prej problemeve kryesore. Task Forca ka një numër të kufizuar inspektorësh ndërkohë që subjektet shtrihen pothuajse në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë”, thotë ky institucion.
Prej janarit 2024 e deri në 20 shtator 2024, zyrtarisht AKUK thotë se janë kryer rreth 1000 inspektime. “Sa i përket rastit të Lezhes, task forca e ngritur ka qenë vetëm një herë dhe ka bërë verifikimin për sa I përket verifikimit të këtyre impianteve të ujërave të zeza, çka dot ë thotë që nga ai moment deri sot nuk ka pasur asnjë rast tjetër për të verifikuar nëse këto impiante funksionojnë, janë vendosur etj”, shprehet Gjergj Figuri, ekspert i turizimit në Lezhe, i cili shton se në njohuritë e tij janë një ose dy subjekte që i kanë vendosur këto impiante që para se të dilte vendimi, ndërsa nuk ka asnjë masë administrative për subjektet e tjera.
Kur se bën shteti, ja ngarkon privatit
Në vitin 2023 mbulimi në rang vendi për kanalizimet ishte në nivelin e 54.8% në rang kombëtar. “ Persëri mbetet shumë larg nivelit të kërkuar“, thotë Enti Rregullator i Ujit në raportin e performancës për vitin 2023.
Por nga të dhënat në këtë raport ngrihen dyshime se nuk janë të sakta. “Popullsia në zonën e juridiksionit për vititn 2023 për 17 shoqëri UK raportohet rreth 4, 367, 623 banorë nga të cilët kanë akses në shërbimin e grumbullimit të ujërave të ndotura 2,394,250 banorë”, thuhet në raport. Nga ana tjetër census i popullsisë i realizuar në vitin 2023 thotë se numri total i banorëve të Shqipërisë është 2,402,113 qytetarë të cilët banojnë brenda vendit.
Ndër të tjera në raportin e ERRU thuhet se investimet në sektor për shërbimin e kanalizimeve kanë qenë të pakta dhe gjithmonë të diferencuara, më shumë I është kushtuar vëmendje shërbimit të furnizimit me ujë ku diferencim ka ekszituar edhe midis zonave urbane dhe rurale, ku prioritet kanë patur zonat urbane.
“Mbulimi i shërbimit me KUN(kanalizim i Ujërave të ndotur) dhe ITUN (Impiant i Trajtimit të Ujëra të Ndotura) mbetet sfidë për sektorin Uk për tu realizuar në të ardhmen duke patur parasysh që është edhe një nga kërkesat që duhen plotësuar në kuadër të anëtarësimit të Shqipërisë në BE”, thuhet në raportin e Entit Rregullator të Ujit, ku shtohet se sipas një studimi të fundit të Bankës Botërore arrin në nivelin e rreth 2.5 miliardë Eurove.