Cilësia e Tokës dhe Certifikimi Bio

A është vërtetë “bio”? Shqipëria, me klimën e saj të favorshme, shihet si destinacion ideal për prodhimin e produkteve organike. Por, sa cilësore është toka jonë dhe çfarë fshihet pas etiketave “bio”? A i ndjekim standardet e certifikimit dhe si mund të jemi të sigurt si konsumatorë? Në këtë episod të “31 Minuta” zbulojmë udhëtimin e një produkti nga toka në tryezën tuaj, duke shqyrtuar cilësinë e tokës, procesin e certifikimit bio dhe sigurinë ushqimore. Sepse, nëse dëshirojmë një të ardhme të shëndetshme, cilësia e tokës është çelësi i mirëqenies sonë.

“31 Minuta” zhvillohet në bashkëpunim mes Albanian Center for Quality Journalism dhe Opinion, me mbështetjen financiare të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë.