Faktet dhe Mjedisi: Përmirësimi i ekspertizës teknike të profesionistëve të medias mbi verifikimin e fakteve në gazetarinë mjedisore.

Projekti “Faktet dhe Mjedisi: Përmirësimi i ekspertizës teknike të profesionistëve të medias për verifikimin e fakteve në gazetarinë mjedisore është një iniciativë e implementuar nga Qendra Shqiptare për Gazetari Cilësore dhe Organizata ”Faktoje”.
Ky projekt synon: Rritjen e kapaciteteve të gazetarëve në median shqiptare mbi metodologjinë e (kontrollit/verifikimit të fakteve) mbi cështjet mjedisore.

Ky projekt zhvillohet në kuadër të projektit “Drejt Përmirësimit të Marrëdhënieve të Punës dhe Profesionalizmit në Median Shqiptare” mbështetur nga Bashkimi Evropian, zbatuar nga Instituti Shqiptar i Medias dhe Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve (IFJ).

Objektivat e projektit

Qëllimi kryesor i projektit është rritja e profesionalizmit në median shqiptare për sa i përket fushave të fact-checking dhe raportimit të cështjeve mjedisore nga gazetarët dhe ekspertët e medias, duke synuar jo vetem informimin por edhe ndërgjegjësimin e publikut të gjerë.

Përmes këtij projekti synohet:

  1. Rritja e standardeve profesionale në fushën e gazetarisë sw verifikimin tw fakteve mbi deklaratat publike të institucioneve shtetërore dhe aktorëve të ndryshëm mbi cështjet mjedisore
  2. Krijimi i një kuadri ekspertësh në gazetarinë mjedisore bazuar në legjislacionin ndërkombëtar dhe vendor, në fuqi, dhe praktikat më të mira në këtë fushë.

Plani i Aktiviteteve

  1. Workshop-e/seminare për rritjen e kapacitetve të gazetarëve në fushën e gazetarisë fact-checking;
  2. Workshop-e/seminare për rritjen e kapacitetve të gazetarëve në fushën e gazetarisë mjedisore;
  3. Komisionimi i temave të lira në fushat e zbatimit të pojektit

Grupet e Interesit

  1. Gazetarët dhe profesionistët e medias të cilët do të marrin pjesë në workshop-et dhe seminaret mbi rritjen e kapaciteteve në fushat e zbatimit të projektit;
  2. Mediat pranë të cilave zhvillojnë aktivitetin këta gazetarë dhe profesionistë të medias;
  3. Publiku i gjerë.
Qendra Shqiptare për Gazetari Cilësore
Rruga Pjetër Budi, 69

Tiranë, ALBANIA


Telefon: +355 (0) 6 8856 3686
Email: info@acqj.al

Investigative Network Albania

Teksti zyrtar është versioni në shqip i faqes së internetit. Kjo faqe përdor përkthim automatik përmes mjeteve të inteligjencës artificiale. Pavarësisht se ky përkthim është i një cilësie të lartë, rastis që të ketë dhe gabime dhe keqkuptime në kontekstin e produkteve. Duke qenë se është një teknologji e cila përmirësohet me kalimin e kohës, shpresojmë të qendroni me ne ndërkohë që perfeksionojmë këtë shërbim.

Copyright © 2024 Giljana Limani.  All Rights Reserved.

Copyright © 2024 Giljana Limani.  All Rights Reserved.

Newsletter