Bregdeti Shqiptar: Zhvillim apo betonizim? Vija jonë bregdetare, me plazhet e saj magjepsëse, po përballet me sfidën e ndërtimit të shpejtë dhe të pamatur. Çfarë po ndodh me këtë pasuri natyrore? A ekziston një plan afatgjatë për zhvillimin e qëndrueshëm? Në këtë episod, shqyrtojmë historinë dhe të ardhmen e ndërtimeve në bregdetin shqiptar. Çfarë modeli turizmi duhet të ndjekim? Një zhvillim të shpejtë që rrezikon natyrën apo një qasje të ekuilibruar që ruan integritetin e bregdetit?
“31 Minuta” zhvillohet në bashkëpunim mes Albanian Center for Quality Journalism dhe Opinion, me mbështetjen financiare të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë.