Add a comment
Home Banorët e 5 Majit
Banorët e 5 Majit
Lagjia “5 Maji” në kryeqytet ishte për javë të tëra në qendër të vëmendjes për shkak të kundërshtimit dhe rezistencës së banorëve ndaj një projekti që rindërton tërë zonën dhe strehon atje familje të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, banorët e shpronësuar, si dhe parashikon ndërtimin aty të disa institucioneve publike. Pas shembjes së banesave duket se në këtë zonë ka rënë qetësia, por banorët ende nuk janë të sigurtë nëse do të marrin aq sa u takon dhe mbi të gjitha kur do të marrin shtëpitë e reja. Dyshime janë ngritur për procedurën e ndjekur, që nga shpronësimi për interes publik e deri tek mënyra e tenderimit dhe zbatimit projektit.
Ky vëzhgim është realizuar në kuadër të programit 31 Minuta, një bashkëpunim mes #A2 dhe #ACQJ, me mbështetjen e #USEmbassyTirana
#31Minuta