Në këtë podcast biseduam me gazetarin e pavarur Ari Daniel disa nga çështjet më urgjente mjedisore dhe rolin e gazetarëve mjedisorë në përballje me sfidat globale si ndryshimi i klimës. Daniel ndalet te roli i medias dhe gazetarisë për të ndërmjetësuar më mirë informacionin dhe për të ndërgjegjësuar publikun për të mbrojtur planetin tonë.
Ky podcast është prodhuar me mbështetjen e Programit #SustainMedia, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Ministria Federale Gjermane e Bashkëpunimit dhe Zhvillimit Ekonomik. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e Albanian Center for Quality Journalism dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së ose të Qeverisë Gjermane.